• |
ide | kryesore

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shtetrrethim në 9 qytete gjatë natës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi mbrëmjen e sotme se qytetarët duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe 8 qytete të tjerë si masë për të kontrolluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend.


Sipas tij policia do të marrë kontrollin e situatës prej të shtunës dhe kjo masë do të zgjasë për të paktën 4 javë. Në Francë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi të mërkurën u identifikuan 22 951 të infektuar të rinj.


Presidenti Macron tha se kjo valë e koronavirusit ishte ndryshe nga shpërthimi në pranverë sepse virusi ishte përhapur në të gjitha pjesët e Francës.

Bllokimi gjatë natës do të zbatohet në kryeqytetin Paris dhe rrethinat e tij si dhe në Marsejë, Lion, Lille, Saint-Etienne, Rouen, Toulouse, Grenoble dhe Montpellier. Si fillim bllokimi do të jetë për 4 javë, por qeveria e Macron mund ta çojë në 6 javë. Masat ndalojnë njerëzit të vizitojnë restorante dhe shtëpi private gjatë natës.

“Banorët duhet të kenë një arsye të vlefshme për të qenë jashtë shtëpive të tyre gjatë orëve të shtetrrethimit”, – tha presidenti që shtoi se do të lejohen lëvizjet për çështje thelbësore. Shkollat do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të jenë ende në gjendje të udhëtojnë midis rajoneve gjatë ditës.

“Ne duhet të veprojmë. Ne duhet të vendosim një frenim në përhapjen e virusit,” tha Z. Macron, duke shtuar se ai e kuptonte që një shtetrrethim ishte një gjë “e vështirë” për t’ua kërkuar njerëzve.

Kushdo që do të shkelë shtetrrethimin do të gjobitet me 135€. Jo më shumë se 6 persona do të lejohen të mblidhen brenda shtëpive private, por do të bëhen përjashtime për familjet e mëdha. Ai premtoi se do të ketë ndihmë për biznesin që do të vuajë masat e shtetrrethimit.

Numri i njerëzve të shtruar në spitale në Francë me Covid-19 u rrit mbi 9100 për herë të parë që nga fundi i qershorit. Të mërkurën, Franca u bë i vendi i 9-të në botë që tejkalon 33 mijë vdekje nga virusi.

Në të gjithë Evropën, qeveritë po ndërmarrin kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve. Një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi edhe në Holandë ku pas orës 22:00 kafenetë dhe restorantet do të mbyllen.

Më herët edhe rajoni veri-lindor i Spanjës në Katalonjë njoftoi se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga e enjtja.

Republika Çeke ka mbyllur shkollat dhe baret. Ky vend ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit me 581.3 raste për 100 mijë njerëz

Në të gjithë Evropën, normat e infeksionit po rriten, madje edhe në Rusi që raportoi një rekord me 14 321 raste ditore të mërkurën si dhe 239 vdekje. ©LAPSI.al

Europe graphic of Covid infections

12 Comments

  1. Ku jane ata qe komentojne kunder maskave dhe kunder masave shtrenguese ?
    Ne france gjoba nese nuk je me maske ne nje vend te mbyllur ( jo te ventiluar) eshte vendosur te jete 1500 euor ne qytetet e qe janene shtetrrethim.

    1. Parisi eshte me shume se 11 milion kurse Tirana eshte 1 milion. Pse Suedia psh nuk a ka me detyrim masken dhe ka numra shume me te ulet rastesh me Covid?

      Spo thote njeri mos te mbajne maskat, por ato te jene me detyrim ne ambjente te brendeshme psh qendra tregtare etj, por ne amient te jashtem te jete fakultative dhe jo me detyrim.

      1. Per koketrashet me poshte.

        O njerez inatcore dhe trushplare.
        Eshte vertetuar shkencerisht se maska ka efikasitet te vogel per te te mbrojtur nga virusi por eshte shume eficiente per te mos infektuar te tjeret sepse sterkalat e personave te semure nuk shkojne me shume se 15 cm larg nga goja .
        Tani llogarite beijini vete ( megjithse dyshoj se keni ate intelekt te beni llogari) .
        Ku jan mshtjell ktu i tuf gamoresh mer jahu .

      1. Faleminderit Miri. Te pakten une qenkam i dobishem kurse ti je nje debil qe nuk i hyn ne pune as dreqit . Harxhon oksigjenin dhe ushqimin kot ne kete planet.
        Mjere ajo familje qe te ka se nga ty vetem telesha ka .

  2. Nje studim interesant i CDC tregonte se 85% e te infektuarve e perdornin gjithmone ose shpesh masken. Ne te njejten kohe CDC eshte avokatja me e forte e maskave. Nje studim i ngjashem u ndermor ne Danimarke ne korrik por rezultatet e tij nuk u publikuan kurre. Hollanda nuk i ka te detyrueshme maskat asgjekundi. Veshtire te gjesh se kush eshte shkenca pas maskave. Mua me duket me shume nje loje psikologjike per t’i bere njerezit te besojne se jane te mbrojtur. Presidenti i CDC tha ekzaktesisht se maskat mbrojne me shume se vaksina. Veshtire ta besoje edhe vete kete gje por e thote sepse duhet. Nejse, parimisht me mire te besh nje sakrifice te vogel edhe pse nuk e di sa e efektshme eshte. Alternativa tjeter eshte karantina e tmerrshme.

  3. Po vendos diktaturën edhe në Francë ky sorrosiani Macron. Turp për ate popull me tradita demokratike t’a lejojë këtë gjë!!

  4. Suedezet jane njerzit me te edukuar ne bote, ato i zbatojne rregullat sanitare te covidit pa patur nevoje tu vendosin masa shterguese te detyruara!

  5. Ne vere shumica ishin pa maska neper plazhe e lokale dhe numri shume i ulet, Si padashje tani me maska dhe numrat ikin lart me ashensor. Per te mos harruar qe ne qershor u tha qe vala e dyte do vije ne Tetor a thua se virusi punon me grafik. Te gjithe ata qe kane gripin e stines po i fusin sikur jane me Covid. Ti qe komenton me ? dhe koken si pikpyetje duhet ta kesh o dylber mavi

  6. Ju qifshin alienet ne vesh. Makron kurva nuk ka as dinjitetin e pigalit.
    Keshille: bejeni masken me shurre ose me mut dhe vendoseni ne fytyre, lani duart me sapun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu