• |
ide | kryesore

Gafa e Ramës me shifrat/ “Se si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm Edi Rama e di?”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një gafë e çuditshme gjendet në grafikun që Rama nxorri mëngjesin e sotëm për të thënë se në vitet e qeverisë Berisha më shumë rritej borxhi publik se investimet, ndërsa në vitet e tij ndodh e kundërta.



Pra edhe pse në vitet 2006-2013 investimet ishin 70 miliardë lekë ndërsa borxhi 60 miliardë, në grafik 70 është më e vogël se 60.

LEXO MË TEJ: 

Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Meqë dëgjoni llafe shumë, nga ata që e zhytën Shqipërinë

PD – Ramës: Ke ngritur borxhin publik në 97%, si është e vërteta e investimeve 

“Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.

Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!” – shkruan Jorida Tabaku nga PD. ©LAPSI.AL 

9 Comments

  1. A di jeri ku shitet llastik brekesh me shumice…? Se ngeli duke na u kput’ nga t’qeshmet
    Mhahahahhahahahahahahahhhhhha

  2. Jo gafë apo lapsus por është një gënjeshtër e trashë e me pasoja jetike për shqiptarët, që ti mashtrosh ato për 8 muaj rrjesht se ne i kemi marë të gjitha masat për testimet dhe sigurimin e mjeteve mbrojtëse për COVID, kur në Shqipëri akoma vazhdohet të bëhen testimet më të pakta për një milion banorë , e ka vetëm dy spitale në Tiranë që trajtojnë të infektuarit.
    Jo lapsus, por është një gënjeshtër e trashë të thuash se ata që vdesin pa u shtruar apo pasi kanë dalë nga spitalet e COVIDIT, edhe nëse kanë qenë pozitivë prej tij, nuk lllogariten si viktima të pamdemisë.

  3. Asgje per tu cuditur..
    Ne ate pamje jane bashkuar dy grafiqe qe nuk jane ne te njejten shkalle . Kane bashkuar grafiqet e investimeve qe ka qene me vete ( 70 miljard , dhe 79 mijard ) dhe grafikun e borxhit qe ka qene me vehte ( 60 miljard , 46 miljard) .

    Kur i kane vene te dy grafiket ne nje tabele kane harruar ti vene ne te njejten shkalle grafiku.
    Ky eshte nje nga gabimet elementare te atyre qe punojne me programim dhe bejne ‘ grafic merging’ .

    Rama duhet ta pushoje nga puna ate nenpunes qe nuk di te perdori as excelin , jo me programe te tjerea statistikore.

    1. do te ishte me mire te behshin grafiket e te dyja te dhenave ( investime dhe borxhe ) ne te njejten kohe ne te njejtin grafik. Dhe jo te beheshin vec e vec.

      Ja pra ku ju kthye Rames mbrapsh tallja qe i beri Bashes per 6 nga 4 . ahahah

  4. Pasi për tre orë rrjesht karagjozi Rama në “fjalimin” e tij para asambles ripjellëse të krimit, nuk bëri gjë tjetr gjë veç mender me thënë të pie…. me gojë kundër të gjithëve, i vuri kapakun duke bërë medemek humor për të përqeshur Berishën në mënyrën më banale si rrugaç.
    Është ky lapsus apo maskarallëk ?

    1. I nxjerr nga rama ashtu eshte sic thua ti. Rama na eshte i besueshem? Votoje prape, kete here i paske te mbathurat, por mbas 2-3 vjetesh se besoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu