• |
ide | kryesore

Gjykatësi Sportiv nxjerr vendimin për Juve-Napoli: De Laurentiis i ngrin buzëqeshja

-Instant, F1, Sport



Pas më shumë se një jave studimi dokumentash, Gjykatësi Sportiv i Serie A Gerardo Mastrandrea ka vendosur të japë Napolit humbjen 3-0 në tavolinë për faktin që nuk u prezantua për ndeshjen kundër Juventus, në program 4 tetorin e kaluar, sepse u bllokua nga Asl Napoli 1 si pasojë e pozitivitetit të Elmas pas atij të sigurtë të Zielinskit. Skuadrës së De Laurentiis i është zbritur edhe një pikë në klasifikim.

Në një dokument 7 faqësh, Gjykatësi Sportiv ka ndërtuar gjithë cështjen që e ka bërë Napolin të mos niset për në Torino, pas ndalimit të përcaktuar nga ASL e kryeqendrës kampane si psojë e pozitivitetit me Covid të Zielinski e Elmas. Mastrandrea, në vecanti, pretendon se nuk ka patur aryse “të forcës madhore” që sipas normave sportive (art. 55 Noif i FIGC) justifikojnë mungesën e prezantimittë një skuadre për zhvillimin e një ndeshje. Gjithnjë në komunikatë, lexohet se Gykatësi Sportiv “është i përjashtuar nga cdo vlerësim mbi legjitimitetin e akteve e masave, në cdo formë adaptimi, nga Autoritetet sanitare shtetërore e territoriale, përfshirë Autoritetet rajonale, për të mbrojtur shëndetin e individit apo kolektivitetit”.

Napoli “ka hequr dorë” nga zhvillimi i ndeshjes në Torino me Juven që përpara se të mbërrinte sqarimi përfundimtar negativ i Asl Na2, e kishte vepruar për anullimin e fluturimit të charter për Torino që një mbrëmje më parë: kështu Gjykatësi Sportiv ka shpjeguar vendimin e tij për të mos konsideruar shkakun e “forcës madhore” në mungesën e prezantimit në Juventus Stadium e si pasojë humbjen në tavolinë për napoletanët e një pikë penalizim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *