• |
ide | kryesore

“I kërkoj falje të gjithëve”: Seferi bën ‘mea culpa’, humbi raste që kushtuan 4 pikë në dy ndeshje

-Instant, Sport, Video



“Jam shumë i mërzitur. I kërkoj falje të gjithë çunave”. Taulant Seferi nuk gjen ngushëllim në performancën pozitive të bërë në minutat që pati në dispozicion në Vilnus kundër Lituanisë, duke kujtuar një tjetër rast flagrant para portës që mund ti jepte fitoren Shqipërisë. Njësoj si ndodhi kundër Kazakistanit, sulmuesi shpërdoroi mundinë për 1-0, duke i kushtuar 4 pikë në dy ndeshje kuqezinjve. “Mendoj se kam bërë një super paraqitje, ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe besoj shumë në veten time se në të ardhme do të vijnë shumë gola për Kombëtaren – shpjegoi sulmuesi i Young Boys -. Besoj që Kombëtarja është duke shkuar në rrugë të mirë”.

Nuk mund të mos e conte mendjen tek penalltia e paakorduar në minutën e 24 të ndeshjes edhe Seferi. Sipas 23 vjeçarit, gjykimi ishte skandaloz: “Ishte 100 % penallti ajo, topi po shkonte drejt portës, do futej gol. Gjykimi ka qenë katastrofik, kundër nesh. Prandaj them që 100% e kemi merituar fitoren, nuk na deshi fati. Kam 2 vite që luaj sulmues qendre, ky pozicion po më përshtatet më shumë”, përfundoi ai.



1 Comment

  1. Hiqeni nga Kombetarja kete derdimen, po ka paguar lek te Duka t’i ktheje gjysmat se na ka prishur shume pune. Je dobet qofte nuk je per futboll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *