• |
ide | kryesore

Juventus në ankth për CR7: karantina e zgjatur, detyrim në Portugali, rrezikon sfidën me Messin

-Instant, Sport



E sigurtë Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjet e kampionatit kundër Crotone e ajo e debutimit në Champions League kundër Dinamo Kiev, por prezenca e tij është në rrezik të fortë edhe në prag të ndeshjes më të pritur: atë kundër Barcelonës e arkimit të tij të dashur Messi.

Kjo sepse rregullorja Uefa parashikon që një lojtar duhet të rezultojë negativ në testin Covid-19 një javë përpara sfidës. Kështu, duke qenë se ndeshja me blaugranat është në kalendar për të mërkurën e 28 tetorit, numri 7 i Juventus duhet të superojë tamponin 21. Koha nuk është se mungon, por gjithcka duhet të shkojë mirë për të mos rrezikuar.

Vendimtar, në këtë pikë, tamponi i ardhshëm, që pritet në fundjavë, për të kuptuar realisht nëse Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Itali e të vendoset në dispozicion të Pirlos. Mbi të gjitha, CR7 duhet të qendrojë në izolim në Portugali, ku ligji parashikon një karantinë 14 ditore, 4 më shumë se në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *