• |
ide | kryesore

Lajçak: Kosova ka nevojë për marrëveshje gjithëpërfshirëse

-Instant, Lajme, Të fundit



I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka shkruar se të dyja palët kanë rënë dakord që Kosova ka nevojë për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në profilin e tij zyrtar në Twitter, Lajçak ka shkruar se takimi mes palëve ishte i frytshëm.

i deleguari i BE-së ka takuar liderë të ndryshëm të partive politike në vend, gjatë kësaj të mërkure. Takimi i fundit ka qënë ai me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të diskutuar mbi ecurinë e dialogut me Serbinë. Ndërsa, pas këtij takimi diplomati i BE-së, pritet të takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.Kjo është vizita e dytë e Lajçakut në Kosovë prej kur ka marrë përsipër lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *