• |
ide | kryesore

Marrëveshja e detit, Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen në Tiranë javën e ardhshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, do të vijë në një vizitë në Tiranë javën e ardhshme. Ai do ta vizitojë kryeqytetin më 20 tetor, datë që është caktuar zyrtarisht.

Një ndër temat e takimeve që ai do të zhvillojë në vendin tonë ka të bëjë për çështjen e detit Jon që është përfolur dhe debatuar për një kohë të gjatë.

Dendias është shprehur për çështjen e detit ditë më parë se duhet zgjidhur sa më shpejt. Ai shpresonte që të riniste dialogu dhe të zgjidheshin problemet e vjetra. Një muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama ai i cili vizitoi Greqinë, aty ku mori pjesë në një konferencë rajonale.



4 Comments

  1. @ (Shovinist-Greko-Maskarenj)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhim te tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe nuk doni absolutisht ti zgjidhni.

    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.

    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI qe: as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine, qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar, qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti, qe as nuk duhet te perdoret fare si perspektive shantazhi nga askush ne nje Europe te Bashkuar.

  2. Grekët kanë ardhur këtu vetëm për të Mirën Tonë.
    Tani po vijnë vetëm për Detin JON.
    Mandatin tjetër do na vijnë vetëm për Vorio Epirin.

  3. Tani qe Europa i refuzoj negociatat me shqiperine dhe bllokoj levizjen e lire per shqiptaret nuk kemi çfare te diskutojme me greket. Kufiri detar eshte i panegociushem prekja e njeaneshme do te thote lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *