• |
ide | kryesore

Mbajtja me detyrim e maskës/ Ç’thonë studimet shkencore për efikasitetin e saj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas vendimit të qeverisë për të mbajtur me detyrim maskën Lapsi.al ka hulumtuar teoritë shkencore që lidhen me efikasitetin e saj. Ato nënvizojnë 70% e riskut vjen nga stërklat super të vogla, por jo të gjitha bien dakord se zgjidhja është maska.

Deri tani kemi dëgjuar gjithçka. Maskat janë cilësuar fillimisht si të panevojshme, më pas fakultative, më vonë të domosdoshme dhe në fund të detyrueshme. Edhe në Shqipëri, më në fund mbajtja e tyre është bërë me ligj edhe kur dalim jashtë shtëpisë.

Por pas shtatë muajve përballje me pandeminë çfarë thotë shkenca për mbajtjen e maskës?

Nëse dimë me siguri se mbajtja e maskës spitalore (FFP2) redukton ndjeshëm transmetimin e virusit, ka pak të dhëna se çfarë efekti kanë maskat e zakonshme, ka konstatuar Shoqata Franceze e Higjienës Spitalore.

Pozicionet e shkencëtarëve kanë evoluar hap pas hapi duke iu përshtatur njohjes së koronavirusit të ri. Duke u mbështetur në eksperiencën e Sarsit në Honkong në 2003 studiuesit rekomanduan mbulimin e fytyrës. Ideja se maska mbron edhe atë që e mban edhe atë që është përballë tij, u pranua fillimisht gjithandej.

Po cilat janë provat?

Sipas një studimi të përfunduar në gusht të këtij viti dhe të botuar në faqen e internetit të revistës “Nature” rritja e numrit të përjavshëm të vdekjeve për banor janë katër herë më të ulta në zonat ku mbajtja e maskës është normë ose është e rekomanduar nga autoritetet.

Në korrik një studim i kryer në universitetin e Kalifornisë nga studiuesja e sëmundjeve infektive, Monica Gandhi nënvizonte se mbajtja e maskës zvogëlonte dozën e viruesit që përthith mbajtësi i saj dhe kjo gjë mund të ulë ndjeshëm si ashpërsinë e sëmundjes, po ashtu edhe reaksionin inflamator që vjen prej saj.

Për të përcaktuar efikasitetin e maskave është mirë të njihen tre rrugët me të cilat transmetohet Sars-Cov- 2. Ato janë: me anë të stërklave më të mëdha se 10 micron që dalin kur flasim me zë të fortë, teshtijmë apo këndojmë. Me anë të stërklave të vogla që lëshojmë gjatë frymëmarrjes dhe që bëhen të dukshme për syrin kur është ftohtë. Me anë të prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara.

Dihet se larja e shpeshtë e duarve parandalon me 15% transmetimin thotë infektologu Antoine Flahault, drejtor i Institutit të Shëndetësisë së Përgjithshme në Gjenevë. “Stërklat e mëdha që dalin nga goja bien shpejt në tokë në një rreze per 1.5 metrash. Kështu që po nuk të ranë në sy, në gojë apo në hundë, rreziku prej tyre është i vogël. Prandaj problem përbëjnë stërklat e vogla që shpërndahen me frymëmarrjen, ato që i shohim në një formë reje të zbehtë që del nga goja” thekson ai.

Për ta vizualizuar atë që thotë infektologu Antoine Flahault nuk përdor metaforën me të ftohtin, por atë të një reje tymi cigareje që qëndron për disa kohë në ajër, në një mjedis të mbyllur.

I gjithë problemi është se si të filtrohen ato stërkla që janë më të vogla se 10 micron.

Agjensia e Kombëtare e Sigurimi të medikamenteve në Francë ka arritur në përfundimin se maskat e zakonshme, ato që lahen dhe mund të përdoren disa herë, filtrojnë rreth 90 % të stërklave mbi 3 micron. Por ama ka dhe studime të tjera që nuk e konfirmojnë efikasitetin e maskës sepse është shumë e vështirë që të testohet rëndësia e saj në jetën reale. Infektologu Antoine Flahault përdor sërish figurën e tymit të cigares, për të thënë se mbrojtja me maskë është e pamjaftueshme: “Nëse ju jeni në një dhomë është më e mirë që ajo të jetë e ajrosur, me dritare hapur, që të jeni sa më larg duhanpirësit dhe të qëndroni sa më pak aty. E njëjta logjikë funksionon edhe për të shmangur infektimin”. Pra ndonëse mendohet se rreth 70% të infektimeve bëhen nëpërmjet stërklave të vogla të një të sëmuri edhe shkenca nuk ka rënë në një emërues të përbashkët lidhur me efikasitetin e mbajtjes së maskave.

Burimi: “Le Journal du dimanche”/ Pergatiti Lapsi.al

NGA E ENJTJA/ KUR DUHET TË MBAHET MASKA
Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:

a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

…DHE KUR JO

Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

 

 



29 Comments

  1. Klikoni ne google se BBC kishte bere nje emision per efekasitetin e maskave, konkluzioni vetem maska N95, eshte efikase dhe mbron majtesin nga virusi.
    1- Maskat e zakonshme kirurgjikale mundet qe te perdoren deri max. 60 min, pas kesaj kohe ato lagen nga frymemarrja dhe kthehen ne rrezik per mbajtesit e tyre.
    2- Ndalohet rreptesisht riperdorimi i maskave.
    3- Maskat artizanale, nuk kane asnje efekt apo dobi perkundrazi jane te demshme per shendetin.
    4- Pse kriminelet e RIVDEKJES, ne vend te policit dhe gjobave, te shperndajne maska falas, ne hyrje te cdo ambienti publik, sic veprohet kudo ne bote?!
    5- 1 maske = 50 leke = 1 buke, nese nuk je hajdut, drogaxhi, kriminel, oligark si edvin kristaqi & banda RIVDEKJA, po je i papune ose pencionist, ku do t’i gjesh parate per maska?!
    6- Maska qe po detyrojne me dhune, nuk kane fare lidhje me mbrojtjen nga virusi, edvin kristaqi & banda RIVDEKJA, kete gje e ben ose per te vjedhur me maska e skaduara qe do te shes, ose per te vrare e semurur me pahire kete milet!

  2. PO JA BEN MUUUUUUUU QE EDHE MEDIAT JANE BLERE DHE JANE BERE ALEATE ME PLANDEMINE, KILL GATESIN&SORROS SEPSE NE UDHEZUESIN E ISHP PERJASHTOHEN NGA MBAJTJA E MASKES VETEM STUDIOT TELEVIZIVE???!!!!!! A E KUPTONI O NJEREZ QE KETA PO DALIN HAPUR DHE PO FAVORIZOJNE MEDIAT QE TI KENE ALEATE PER FRIKESIMIN E POPULLIT!

  3. CFARE NDRYSHIMI KA STUDIOJA TELEVIZIVE E MBYLLUR ME 1 ZYRE QE QENDRON 1 NJERI I VETEM OSE 1 ZYRE ME DISA PERSONA POR QE KANE DISTANCE NGA NJERI TJETRI?!! PO NJEREZVE TE THJESHTE DUHET TJU MBYLLET GOJA DHE FRYMEMARRJA NDERSA ANAL-ISTAVE DHE POLITIKANEVE DUHET TJA LEME TE “LIRE” GURMAZIN SEPSE ATA NA BEJNE SHPELARJEN E TRURIT PER TE NA FRIKESUAR PER PLANDEMINE!
    KRIMINELA DO GJYKOHENI SHUME SHPEJT PER GJENOCID!!!!
    GJYKATA E HAGES DO JU PRESE!

  4. Ne se do jepen shembuj per efikasitetin e maskave nuk eshte nevoja te na citihen disa pseudo-shkencetare franceze qe ne fakt jane thjesht zyrtare.
    Shkoni pak me pas ne kohe, ne kohen e gripit Spanjoll, u vendos maska me detyrim dhe me gjoba e deri burgosja per ata qe nuk e mbanin.
    Rezultati : 50 000 000 te vdekur.
    Ky eshte studimi me i madh, me i sakte, ne kushte te njejta Pandemie dhe me me shume njerrez.
    Maskat po vendosen kudo ne bote me detyrim ne te njejten kohe, pavaresisht se kushtet jane te ndryshme ne vende te ndryshme, me urdher nga Regjia Qendrore Boterore dhe nuk kane fare per qellim mbrojtjen e shendetit.

  5. Po faktin qe ka me shume te infektuar tani qe njerezit po vejne maske me kohen kur skishte maske me detyrim si e shpjegoni o shkencekare qe jeni bere pale me ata qe e orkestruan kete “pandemi:Maska eshte simbol i mbylljes se gojes dhe instalimit te diktaturave, shikoni Suedine qe nuk ka maska dhe situata eshte me e mire se kudo tashti

  6. Nje mij vjet me pare filozofi dhe shkencetari i madh Ibn Sina (ose Avicena sic njihen ne perendim), hodhi tezen se disa semundje ngjitese perhapen nga njeriu ne njeri ne ane te mikro organizmave. Si rrezultat Ibn Sina rekomandoji qe njerezit te mbanin ne hunde e goje nje beze cope te lidhur te lyer me uthull per dizinfektim, te mos dilnin te tregje dhe te mos grumbulloheshin neper xhami ne rast te perhapjes se ketyre semundjeve por te faleshin ne shtepite e tyre te dizinfektonin duart me uthull dhe ne rast se kishin dyshim se ishin te infektuar te izoloheshin ne shtepite e veta per 40 dite. Kete dyzete ditesh izolim Ibn Sina e quajti Al-Arbainiya qe do te thote dyzetshja. Shekuj me vone shkrimet e Ibn Sines u perkthyen ne latinisht dhe fjala dyzetshja mori emrin me te njejtin kuptim quarantena qe ne shqip sote eshte karantine.
    Eshte idiotesi de evolim i njerezimit, eshte injorance dhe harbuteri te jesh kunder mbajtjes se maskes ne kohe pandemie, kjo praktike ka nje mij vjete te dhena shkencore kurse anti-maskizimi politik sote ka paranojen dilerante se lirite e individit po preken qe e trajtojne si fakt shkencor.
    Maskat e thjeshta jane shume efikase kunder bakterieve por jo dhe aq kunder virusit pasi eshte shume here me i vogel, por gjithsesi qellimi eshte te ulet R0 ritmi i perhapjes qe maskat e bejne. Cilido qofte qellimi i qeverise maskat jane te domsdoshme shkencertisht qe po te kishin interesin e njerezeve ne zemer keta duhet qe cdo familjeje ti jepeshin maska falas e jo te detyrojne popullin qe numeron qindarkat te blej maska qe i kane ngelur qeverise ne duar. Mbani maske per veten tuaj dhe te miren e njerezve tuaj.

    1. O. K Avicena, po na thuaj cili ka qene suksesi i perdorimit te maskave ne parandalimin e semundjeve e epidemive qe nga koha e Avicenes e deri me sot..
      Te lutem na trego ndonje histori suksesi.
      Nuk mund te mbeshtetemi ne teori te 1000 vjeteve me pare qe ne fakt nuk kane rezultuar te sukseshme.
      Mos haro se ne kohen e Avicenes, dijetare po sq te shquar sa ai, besonin se toka ishte e rrafshet dhe Dielli rrotullohej rreth saj.

      1. Mos fol kot. Maskat kane qene shume te rendesishme ne perballimin e gripit Spanjoll qe ne vitet 20. Teoria e maskave eshte shume e drejte dhe e mire. Sigurish nuk mund te te mbrojne ne pafundesi sepse mbajne lageshtire por per disa ore, eshte shume e keshillueshme. Ne 70%-80% te rasteve mbajtja e maskes te shpeton nga infektimi..

      2. Edi, sic e thote dhe ec aty o buuuuuurr gripi spanjoll eshte nje prej tyre, Sars eshte tjetra, maskat ulin ndjeshem R0 te viruseve korone e viruseve te tjera qe tranzmetohen ne te tille menyre perfshire dhe gripin e zakonshem qe jane nga i njejti grup. R0 eshte ritmi i perhapjes se viruseve. Cdo gje qe mund te ule sasine e copezave te medha dhe te vogla qe dalin kur kollitemi apo gerthasim etj, sherben ne uljen e R0, qofte dhe te vesh berrylin kur kollitesh, eshte dicka qe ka funksjonuar gjithnje, dicka e llogjikshme. Nqs pa maske nje njeri infekton kater te tjere me maske nje njeri infekton nje tjeter apo dy, dhe kjo eshte e mjaftueshme per te luftuar cdo pandemi qe ka R0 te larte. Nuk po thote njeri qe po vure maske nuk do maresh dhe nuk do tranzmetosh virus, por synimi eshte te ulet R0 dhe te shtosh probabilitetin qe mos infektohesh dhe mos infektosh. Maskat KN95 akoma me mire pasi izolojne me shume dhe jane me materjal me te mire qe bllokojne me shume se sa maskat e infermerise. Ka funksjonuar qe ne kohen e Ibn Sines e deri sote, me e fundit sic e thashe ishte Sars.
        Tjetra, filozof e mendimtare si Pitagoras e te tjere besonin ne misticizem dhe se gjaku kishte krijesa brenda e sa e sa gjera te tjera qe ne sote i dime si te pa verteta, por nuk do te thote qe thenia e tyre “Mes nje pike A dhe nje B mund te vizatosh nje vije te drejte” eshte gabim, ishte e vertete atehere eshte e vertete edhe sote. Tesla besonte ne numrin 3, shkencetare e mendimtare te tjere ne sirenat e detit, sdo te thote qe arrtijet e Tesles apo Heisenberg etj duhet detyrimisht te jene gabim meqe kishin besime apo opinione te tilla. Esenca e se vertetes eshte argumenti llogjik koherent jo sasia e gabimeve qe mund te beje dikush.

  7. Problemi yne eshte qe Rama eshte konfliktual dhe pastaj cdo gje behet ceshtje politike. E verteta eshte se maska te shpeton jeten. politika shkon e vjen!

  8. Maskat jane te domosdoshme per te ulur numrin e infektimeve dhe sasine e virusit qe transmetohet. Nese te gjithe veshin maska te dy parametrat ulen ndjeshem.

    Si mjet mbrojtes individual sherbejne vetem maskat e koduara FP2 (95%) dhe FP3 (98%) ne BE.

    FP1-shet (si p.sh. maskat kirurgjikale) nuk mbrojne mbajtesin e maskes, por te tjeret, nga ai.

    Maskat e bera vete mund te mos sherbejne fare, as per mbajtesin as per te tjeret, pra duhen ndaluar me ligj.

    Perdorimi masiv i maskave KUDO jashte shtepise eshte i vetmi mjet i disponueshem dhe ekonomikisht i perballueshem per te vijuar nje jete pak a shume normale, pa lockdown.

    Te gjithe debilat, qe jo vetem nuk mungojne por qenkan shumice, qe e kundershtojne masen duhen te kuptojne se keshtu marrin me qafe te moshuarit (qe i vdesin fare, jo metaforikisht) dhe gjithe te tjeret, perfshi edhe veten, si nga ana shendetesore (pasojat e virusit dhe kohezgjatja e tyre nuk njihen ende, mund te jene te renda dhe afatgjata) ashtu edhe nga ana ekonomike (lockdown-i te rrenon megjithesej).

    1. Se pari mos ofendo, o i dituri qe ke mesuar disa kode maskash.
      Ti po deshe mbaje, ver edhe nje tek syte edhe tek veshet. Mua perse do te ma vesh masken me detyrim? Qe mos semuresh ti? Ti mer nje nga ato Kcpqr f- 2 +3/72 me qe je i sigurt se te mbrojne dhe shpeto. Une jam zot i jetes sime dhe nuk pres te me shpetosh ti.
      Persa i perket komentuesve te tjere, krejt normale e te kulturuar, fakti qe permendni si sukses te maskave perdorimin e tyre ne epidemine e gripit Spanjoll, nuk eshte ne favorin tuaj. Ajo epidemi eshte nga me vrasetaret dhe perhapjen e saj maska nuk e kufizoi fare. C’fare prisnit ju, te shuhej gjithe njerezimi?
      Mbase edhe mbron, por askush nuk ka te drejte te ma imponoje, kjo quhet dhune, diktat. Thuhet se kjo behet per te miren tone, por me thoni ju lutem, cila diktature ne bote nuk i ka justifikuar veprimet e saj se i bente per te miren e popullit?

      1. Maskat e prodhuara posacerisht, si p.sh. ato kirurgjikale, qe klasifikohen si FFP1 (ne BE) jane efikase per ndalimin e mikro sterkalave (potencialisht te ngarkuara me koronavirus). Mjeket dhe personeli sanitar i perdorin pikerisht per te evituar qe sterkalat nga goja dhe hunda e tyre te infektojne pacientet.

        Perdorimi masiv, nga te gjithe dhe KUDO, i ketyre maskave (te disponueshme dhe mjaft ekonmike ) eshte nga te paktat arme efikase qe zoterojme per te ngadalesuar (jo per te ndaluar 100%) perhapjen e virusit.

        Ngadalesimi shpeton jete. Na shpeton gjithashtu nga lockdown-i qe eshte vdekjeprures per ekonomine.

        Per te gjitha sa me lart, liria jote dhe e imja per te bredhur pa maske eshte 100% e sakrifikueshme.

        Shqiptaret qe na lexojne i ftoj te informohen sakte, ne burime te besueshme e mbi te gjitha te perdorin logjiken, qe nuk ju mungon e te mos ndikohen nga te rrjedhur nga trute qe pasi kane abdikuar per vite me rradhe perballe lloj lloj kufizimesh te lirise, po kujtohen sot te dalin malit partizane kunder diktatures se maskes!

        1. E shoh qe je rast i pashprese.
          Po te pergjigjem me gjuhen tende tani : ti je nje Bole, nje yesman, pa tru qe po ta tha partia e qeveria qe gomari fluturon, e beson.
          Liria ime eshte e sakrifikueshme? Ti tenden sakrifikoje e po deshe sakrifiko edhe bythen edhe pidhin e satome, por me lirine time ske pune.
          Cudi se deri dje na thuhej se per Lirine, sakrifikohej jeta. Tani kane nderuar vendet.
          P. S Fakti qe perserit si papagall disa kode maskash, nuk te ben te besueshem pasi nuk na thua perse jane krijuar ato maska. Na trego nje rast kur perdorimi i ketyre maskave ka frenuar perhapjen e viruseve, me fakte e shifra jo me fjale boshe e aluzione.
          Edhe nje here po te drejtohem me gjuhen qe kupton ti : Te qifte Kina nonen.

          1. Te falenderoj per mesazhin me lart!

            Me ndihmon shume si ilustrim i persosur i nje kategorie personash (te ngjashem me individin pas pseudonimit ‘edi’) me aftesi intelektuale shume nen mesataren (e Shqiperise) dhe ‘pulsacione’ shtazarake te maskuara keq nen nje cipe te holle ‘edukate’ provinciale – nje kategori personash qe duhet luftuar dhe izoluar me efikasitetin me te larte te mundshem, pasi demtojne rende interesat e shendetshme publike.

  9. Në Hollandë, sistemi shëndetësor ka hyrë në krizë për shkak të kulmit rekord të infeksioneve dita-ditës.

    Njësitë e urgjencave të spitaleve në Amsterdam, Roterdam dhe Hagë janë mbyllur për disa orë për shkak të mungesës së stafit dhe shtretërve, i tha Parlamentit Ernst Kuipers, shefi i mjekësisë së urgjencës në Hollandë.

    Disa pacientë u transferuan me ambulancë në spitale të tjera apo edhe në qytete të tjera.

  10. Bashke me urdhrin fejsbukas per te mbejtir maska do ishte mire te kishte edhe nje vendim qe gjate periudhes se mbajtjes se maskave me detyrim, te nderpritej cdo tender dhe asnje politikan te mos merrte rroge. Me siguri nuk do ekzistonte me pandemia.

  11. Vure shpejt masken ti or popull, me pleq e me te ri,
    se me masken ne goje o popull nuk shan dot qeveri,
    mos e hiq masken or popull edhe brenda ne krevat,
    se kur gojen keni mbyllur, une qeveris rehat-rehat.

  12. Qëndrimet publike dhe veprimtaria ime kushtetuese e ligjore ishin në përmbajtje të njëjta edhe me platformën politike të Partisë Demokratike“ (f. 575).

    Nuk do as mend as kalem, se Ti ke qenë bishti i Sqeparit vdekjeprurës të Saliut e C0, ke qënë doraza Sopatës së Gijotinës ekzekutuese të kohës, ke qënë Shkrepësi i kobures vrastare të tij në periudhën 1990-1992, në gjithë periudhën periudhën e përgatitjes e ardhjes në pushtet e mbretërimit të Saliut, dhe për këto shërbime exstra ndaj tij, je i mirëshpërblyer po prej tij.

    Ndërkohë që gjithë bota e di fare mirë platformën me prirjet fashiste të udhëheqësve të kësaj Partie, të cilët donin të vinin në pushtet me çdo kusht e me çdo mjet, dhe që shuan edhe shpresat e mijëra demokratëve të vërtetë, duke e kthyer atë një një Parti të zjarrit, të hurit e të litarit, të vrasjeve, djegieve, shkatërrimeve, të grabitjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve e njëmijë e një të zezave.

    1. Mire, mire or matuf por mos u merr me kopje, bej nje pune e shko e nxirr delet ti kullosesh atje ne Corrushin e gopit sat’eme te Mallakastres.

  13. Për sa kohë , kryeministri u tërhoq nga “udhëzimet” e tij në shfaqje publike, për trajtimin e pandemisë, duket se edhe pandemia e COVID 19, por edhe pandemia e debatit publik, relativisht u qetësua.
    Sapo ai doli përsëri në publik me urdhërin që maskat të jenë të detyrueshme për tu mbajtur jashtë e që të mos ndalohen në ambiente të mbrendëshme publike, duke risjellë kërcënimin me gjoba, ka filluar kakofonia e debateve.
    Rrugët e rrugicat e Tiranës, ngaqë janë ngushtuar në maksimum nga ndërtimet kaotike e nga tavolinat e lokaleve të shumta që e zenë edhe ate hapsirë të vogël të trotuareve, nëse në këto tavolina njerëzit dalin nga shtëpia e ulen në to pa maska për të pirë kafen, do të bëjë që ata që dalin për të shkuar në punë me maska të sajuara vetë pa asnjë siguri mbrojtje, do të bien detyrimisht në kontakt me ajrin e kontaminuar nga qejfllitë e kafeve.
    Mosbindja civile ndaj urdhërave të një qeverie, shtohet kur kjo qeveri nuk është në gjendje të argumentojë me transparencë rregullat e vendosura.
    Rregulli kontradiktor që të lejohen qytetarët edhe në lokale të mbyllura që të frekuentojnë këto pa maska, e të ndalohet lëvizja pa maska jashtë në rrugë, e bën cilindo njeri normal që të qeshë e sigurisht duke pasur mosbesim , edhe të mos ta zbatojë apo ta tbatojë formalisht.
    Çdo mëndje normale e kupton që mbyllja e të gjitha bizneseve , qoftë edhe të vogla, do të sjellë probleme më të mëdha sesa efektet shëndetsore të COVID 19.
    Kjo pandemi deri tani pas 8 muajsh, në 8 miliard njerëz që ka bota, thuhet se ka shkaktuar një milion viktima.
    Por sa viktima kanë shkatuar krizat e mëdha ekonomike botërore që kanë çuar në vdekjen e miliona njerëzve nga uria ? Sa nga këta një milion viktima të publikuara të pandemisë, kanë vdekur vetëm nga infektimi me këtë virus e sa prej tyre kanë vdekur nga sëmundje të tjera kronike ?
    Po të bëhej një statistikë e detajuar, do të dilte se vetëm nga COVID 19, do të dilnin më pak se 5% e një milion viktimave.
    Ndërkaq si shpjegohet fakti që nga statistikat na del se numuri më i madh i të infektuarve e të viktimave në botë, që nga SHBA , rekordet i ka në vëndet më të zhvilluara të botës, si për ekonominë, kulturën e jetesës, nivelin e shërbimit mjeksor etj. e në vende afrikane me popullsi me mbi 20 milionë banorë, numuri i viktimave e të infektuarve është shumë i vogël ?
    Dikush kujton se mund ta shpjegojë këtë me përhapjen e imunitetit në popujt e varfër, siç kujtonin komunistët në Shqipëri se në fillim pandemia nuk u përhap se në vendet ish komuniste bëhej në masë vaksina kundër tuberkulozit.
    Edhe në vendet e Amerikës latine, një pjese e të cilave me nivel të lartë varfërie, nga vala e parë e pandemisë publikoheshin numura të ulta infektimesh e viktimash.
    Sapo u shtua numuri i testimeve, na doli Peruja me numurin më të lartë të viktimave në botë , për një milion banorë.
    Emërtimi i këtij virusi është COVID e numuri 19 që i shtohet pas, ka të bëjë me vitin 2019, ditlindjen e vëndlindjen që e pati në vendin me popullsinë më të madhe në botë, Kinën.
    Si është e mundur që në këtë vend komunist me gati një miliard e gjysëm banorë, ku mbrenda një muaji vetëm në një qytet ku mendohet se lindi, në Wuhan, pati aq shumë infeksione e viktima, e mandej për 10 muaj rrjesht nuk publikohej thuajse asnjë rast ?
    A nuk është ky një mister i pashpjegueshëm ?
    Krejtë e kundërta ka ndodhur me vendin fqinjë të saj, Indinë, që ka pothuajse po aq banorë, e në fillim nuk pati fare publikime për pandeminë, kurse këto muajt e fundit ka çdo ditë deri në 20 mijë të infektuar e qindra viktima, ama i ka shtuar shumë edhe testimet ditore.
    Akoma edhe sot në Shqipëri qeveritarët ngulin këmbë se nuk është i nevojshëm shtimi i testimeve.
    Mendoni se sa prapa do të ishte bota në shkenca, teknike e veçanërisht në mjeksi, por të mos ishin shpikur mikroskopët. Mikroorganizmat mund të daëllohen vetëm me mikroskopë elektronikë.
    Si mund të luftosh një pandemi nëse nuk i kontrollon qytetarët me të vetmen mundësi ekzaminimi që është testimi laboratorik ?
    Mund të quhet “shkrimtar” një analfabet ?
    A mund të quhet “kompozitor” një muzikant që nuk njeh notat ?

  14. Por është e kotë! Eshtë një fushë që Ramën jo vetëm s’e sfidon dot, por në tentativë për t’i ngjarë atij e thërrmon dhe më tej atë pak profil politik të krijuar, ashtu të cungët.

    Kjo nuk do të thotë që Rama është i pasfidueshëm; por jo me këtë formë, jo me këtë stil, jo me këtë gjuhë, përfshirë dhe atë vulgaren huazuar nga Berisha.

    Rama mundet me moral, me energji dhe me ide.

    Rama s’mundet duke e akuzuar, por duke e tejkaluar!

    Rama s’mundet duke e imituar, por duke e konkurruar!

    Dëshpëruese kur mendon se emri dhe profili u mangët i Bashës nuk lidhet me asnjë atribut apo aftësi të këtij lloji.

    Ndaj ai bën më të lehtën: të akuzojë, e kurrë më të vështirën: të ndërtojë e imponojë…një tezë, një kuazë, një model, një risi, një identitet

    1. Krahasimet nuk bëhen në tym mbështetur në përceptime subjektive, por duke ballafaquar opsionet e një politikani me tjetrin.
      Sapo e dëgjova Bashën që në një konferencë shtypi, përsëriti publikimin e propozimit të PD me 5 pika, për të përballuar shhtimin e rasteve të pandemisë në këto tre muajtë e fundit të këtij viti.
      I kam lexuar e dëgjuar me kujdes propozimet , e më duken shumë të arsyeshme e të realizueshme.
      Ama janë të realizueshme , vetëm nëse ashtu si e akuzon ai qeverinë Rama, kjo qeveri nuk duhet të abuzojë edhe në këtë situatë pandemie, me paratë e taksapaguesve shqiptarë duke ju dhënë bizneseve të mafies, dhjetra milionë euro për trajtimin e plehrave, që nuk kanë filluar të bëjnë asnjë punë. Cilido qytetar, cilido taksapagues, është i interesuar që taksat që ai jep, ti kthehen në shërbime publike nga qeveria.. Është padyshim edhe problemi i trajtimit të plehrave, një shërbim publik për taksapaguesit, por në kushtet aktuale të pandemisë, kur është në rrezik jo vetëm jeta e njeriut sot, por rrezikohet edhe e ardhmja e ekonomisë që edhe ajo ka të bëjë me jetën , prooritet duhet të kenë investime urgjente në shëndetësi e në shpëtimin e shkatërimit të ekonomisë nga pandemia, e jo të ndajë qeveria në mënyrë jo transparente qindra milionë euro, për inceneratorë që do të ndërtohen dikur.
      Ky pra mund të jetë një ballafaqim real ideshë.
      Kurse sa i takon etikës së retorikës politike, më duket idiotësi të barazosh qetësinë e seriozitetin e diskursit politik të Bashës, me karagjozëritë e gjuhën vulgare me temxhere, kusi, tepsi e kazanë të Ramës. Cilido me një intelekt mesatar , e kupton qartë diferencën midis një retorike të një burri shteti, me gjuhën banale të rrugës.

  15. Pandemia eshte tmerr i paprovuar nga asnje prej brezave te njerezve qe jetojne sot ne planetin toke.

    COVID-19 eshte pa as me te voglin dyshim VDEKJEPRURES per moshat e thyera (prinderit dhe gjysherit tane) dhe te gjithe ata qe vuajne nga semundje te tjera, mes te cileve mijera e mijera te rinj e te reja, prinder me femije te vegjel e me rradhe, qe po te mos ishte COVID-i do te jetonin gjithesesi nje jete te gjate.

    Sistemet shendetesore te vendeve me te pasura e me te zhviluara te botes NUK jane ne gjendje ti bejne balle fluksit te menjehershem te te semureve rende me COVID-19 (vetem ne Italine fqinje kemi rreth 40 mije te vdekur para kohe nga kjo semundje ne pak muaj!)! Kur nuk ja dalin dhe jane te tmerruar keta (Franca, Gjermania, Anglia, Italia e me rradhe), imagjinoni republikat e bananeve si Shqiperia!

    Pasojat e COVID-19 tek te semuret qe mbijetojne, perfshi ketu edhe personat pa simptoma (pra te infektuar, por qe nuk e kuptojne se jane te infektuar pasi nuk kane simptoma) ka shume gjasa te jene gjithashtu TE RENDA dhe TE PERHERSHME!

    Te gjitha sa me lart jane pohime te sterprovuara shkencerisht, ju mjafton nje kerkim 20-30 min ne google (ne gjuhe te huaja) per ti verifikuar.

    Ne kete kontekst kaq te qarte, deri sa te kemi (kur dhe nese do te kemi) nje vaksine dhe kjo ti jete injektuar gjithe popullates, mjetet mbrojtese qe kemi ne dore nuk jane shume. Perjashto lockdown-in, shkaterrues per ekonomine dhe cilesine e jetes se te gjitheve, armet tona jane:

    1. Distancimi fizik

    2. Higjena personale

    3. Maskat kur nuk distancohemi dot

    Per fatin tone te keq kjo gjeme na ra ne fushate elektorale, duke e shnderruar nje problem te paster shendetesor, ne teme debati politik. Keshtu, masat super logjike, te zbatuara para nesh nga vendet me te perparuara te botes, shnderrohen tek ne ne teori konspirative me sfond politik – arrijme deri tek mosmbajtja e maskes si gjest opozitarizmi politik!

    Kjo mynzyre kerkon pergjegjesi nga te gjithe aktoret publike, politike, ekonomike e mediatike. Te gjithe pa perjashtim duhet ta thone haptazi se jane ne favor te trinise maska/disancim/higjene si mjetet e pakta qe kemi ne dispozicion per te shpetuar.

    Une do te arrija deri aty sa tju bllokoja aksesin ne media atyre qe perhapin fake news duke shkaktuar deme te pariparueshme.

    1. Te lumte shoku Balla. Ligjerate e mire, vetem Spiropali mund te ta kaloje.
      Vecanerisht me paragrafin e fundit ja bere “termet” atyre qe nuk besojne ne largpamesine e li-derrit te gjate.

  16. po mire o ju mbrojtesit absolut te maskes, meqe jeni infromuar aq mire,(po ashtu edhe ne qe kemi kritikat tona jo per masken si praktike …) pse nuk diskutoni kushtet dhe cilat maska duhen vendosur?? Kjo per te qene korrekt me referencat e shkences; Qeveria jone e perparuar thjesht thot “vini maskat” kudo; Kaq! Ju mendoni se kjo eshte zgjidhja???? si gjithmon kerkon te beje lojra iluzionizmi kryetari; Sepse me “maska” thjesht po kerkohet te zhvendoset vemendja nga kushtet qe qeveria nuk mund ti krijoj popullates; as me rregullat e kontrollet qe nuk arrin ti praktikoje; kur vete policet nuk arrijn te kuptojn si vihet e hiqet nje mask, as si te mbahet distancimi social(per ket keni shembull kryetarin e bashkis se tr, me maske cilesore e pa distancim soc; Ku ti gjeje populli maskat sic duhet kur edhe ne Zvicer shum jan jashta standarteve? maska ne ambjente te brendshem e distancim social sa me shum brenda e jashte; distancim mbi te gjitha;

  17. Maskat jane justifikimi per deshtimin me sukses te plote te menaxhimit te pandemise. Nja 10 dite pas zbatimit te urdhrit per mbajtje maske ne rruge, shifrat e te infektuarve do te zvogelohen dhe natyrisht ideatori ose kopjaci i kesaj ideje do daleme teorine qe “si baba i mire qe eshte, shpetoi disa qindra mijra shqiptare nga nje vdekje me shume vuajtje”. Kjo do perdoret edhe si lajtmotiv ne fushaten qe tashme ka filluar. Problemi eshte se asgje nuk qendron. Nese duke mbajtur maskat para nje shekulli vdiqen afro 5% e popullsise se planetit, pa mbajtje maskash qekur ka shoerthyer pandemia e deri me sot kemi 1 te vdekur ne 7.700 banore te planetit (te pakten referuar shifrave zyrtare). Po sipas te dhenave zyrtare te OBSH, pandemia ze vendin e peste per numein e vdekjeve ne planet. Pra ka semundje te tjera dhe ajo qe eshte me kryesorja URIA, qe po shkaktojne me shume humbje jetesh se pandemia “e tnerrshme”. Nje profesor italian,fajeson mjekimin joadekuat, per numrin e larte te vdekjeve ne fillim te pandemise. Shprehimisht thote se ne kemi kuruar te semuret me covid me ilace te tilla, saqe po te besh nje krahasim, eshte njelloj si te kurosh diabetiket me sheqer. Pa shkuar me tej me arsyetime mbi pandemine, mjafton fakti qe per asnje prej viruseve nuk ka vaksine, per te mos menduar se vaksina do jete nje Deus ex machina. Vec kesaj, nese nuk krijohet imuniteti nga kalimi i semundjes, si mund te kalohet nga vaksina. Nese per covid 19 do kete vaksina, ato do jene te pervitshme njelloj si vaksinat e gripit dhe kjo kuptohet se kujt i sherben. Nga ana tjeter, nga pandemia po perfiton jashtezakonisht shume edhe politika per te krijuar rregulla te reja dhe per te krijuar “nje rend te ri” dhe nje “race te re njerezore” qe t’i pershtatet sa me shume “rendit te ri”. Shqiperia, qe nuk shquhet per politikane demokrate dhe per popull trim e liridashes, do jete nje nder vendet qe do vuaje me shume pasojat e pandemise ne te gjitha planet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *