• |
ide | kryesore

“Mbrojtësi i tyre u bë portier”: Reja i tërbuar me penalltinë, por nuk kërkon justifikim

-Instant, Sport



“Le të themi që me vjen keq, se mundësitë i kishim. Kishte edhe një penallti neto në favorin tonë, dukej sikur lojtari ishte portier se e kishte krahun e hapur”. Edy Reja është nervozuar shumë edhe në fushë, por pasi e ka parë episodin që mund të vendoste ndeshjen është edhe më i bindur. E megjithatë, mungesa e akordimit të penalltisë në minutën e 24 nuk është justifikim për teknikun, që shkon në ndeshjen e tretë pa shënuar.

“Nuk mund të kërkoj justifikim, ndeshje si kjo duhej fituar – tha Reja -. Trashi kishte një top para portierit në minuta e fundit. Ne krijojmë shumë raste, nuk arrijmë të konkretizojmë punën që bëjmë”.

Italiani nuk e ka humbur sigurinë për arritjen e objektivit, pavarësisht se ka vetëm një fitore në 4 ndeshje: “Nuk kemi kompromentuar asgjë, kemi dy ndeshje në shtëpi e të mos gabojmë – shpjegoi tekniku -. Duhet të fitojmë e bindim, atë që nuk kemi bërë në këto ndeshje. Janë rezultate që nuk më kënaqin, jemi të keqardhur, me raste luan keq e me një gjuajtje fiton, ne nuk na ndodhi. Të shohim në nëntor ndeshjet në shtëpi, duke u munduar të marrim rezultatin, e kemi në mundësitë tona, do të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *