• |
ide | kryesore

Mbyllet ambasada shqiptare në Romë, një anëtar i stafit infektohet me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka pezulluar përkohësisht shërbimet pasi një person, pjesë e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid. Në njoftim thuhet se do të bëhet dezinfektimi i mjedisve dhe brenda ditës së enjte do të bëhet një njoftimi dytë se kur do të rifillojë puna.


“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.


Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë.

Brenda ditës së enjte do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve. Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

🔴NJOFTIM‼️Të nderuar bashkatdhetarë!Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor…

Publiée par Ambasciata d'Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali sur Mercredi 14 octobre 2020

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu