• |
ide | kryesore

Meghan Markle: Dua një botë më të mirë për djalin tim

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle ka folur së fundmi rreth mëmësisë në samitin “Fortune’s Powerful Women Next Gen”.Mehhan ka treguar se të qenurit prind  e ka ndryshuar qasjen e saj se si e sheh udhëheqjen.“ Qëkur jam bërë nënë, mendoj se si mund ta bëj këtë botë më të mirë për Archie dhe ky është një besim i përbashkët mes burrit tim dhe meje”. Meghan gjithashtu tregoi ‘rreziqet’ që vijnë duke folur publikisht, të cilat janë rritur që kur ajo dhe Princi Harry u larguan nga familja mbretërore në fillim të vitit.“Në të njëjtën kohë, unë jam e kujdesshme për të mos e vendosur familjen time në një pozicion rreziku ,larg nga disa gjëra, kështu që përpiqem të jem shumë e qartë me ato që them dhe të mos e bëj atë të diskutueshme, por në vend të kësaj të flas për gjëra që duken mjaft të drejtpërdrejta, sic është ushtrimi i të drejtës tuaj për të votuar. Unë mendoj se kjo është aq e thjeshtë”, deklaroi ajo.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *