• |
ide | kryesore

Nga nesër nis aplikimi i gjobave për ata që kapen pa maskë, nëse refuzon të japësh ID policia të shoqëron në komisariat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga dita e enjte Policia e Shtetit do të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, sipas Aktit Normativ që ka miratuar qeveria. Uniformat blu kanë të drejtë të gjobitin çdo person me 3 mijë Lekë nëse nuk kanë maskë. Por si do të kontrollojë policia zbatimin e këtij rregulli?

Burime pranë Policisë së Shtetit, të cilët thanë se për kontrollin e qytetarëve nuk do të ngrihen pika kontrolli në akset kyçe, siç ndodhi gjatë karantinës. Policia do të nxjerrë patrullat në terren, të cilat në momentin që konstatojnë qytetarët pa maska, vendosin gjobën nëpërmjet kartës së identitetit.

Nëse një person nuk ka kartë identiteti me vete, ose refuzon ta japë atë, atëherë do të shoqërohet në polici dhe do lirohet pas konfirmimit të saktë të identitetit.

Ndërkohë Policia Rrugore ka marrë përsipër që të konrollojë të gjitha mjetet e transportit publik dhe makinat private. Nëse në urbanë konstatohen punonjës ose qytetarë pa maskë, do të gjobiten nga rrugorët.

Ndërsa në rastet e ndalimit të makinave private, kur personat nuk kanë lidhje familjare, gjithashtu do të ndëshkohen. Policia vetëm do të vendosë gjobën dhe të dhënat më pas do kalojnë në sistemin e faturës së dritave.



4 Comments

  1. Qellimi i vetem i kesaj mase eshte dhuna ndaj qytetareve , per tu treguar se cfare mund tu

    beje, per te treguar forcen dhe per te mat pulsun e reagimit dhe pervec kesaj per te mbush

    zhepat qeveritaret. per shembull ku do tri marrin leket te papunet per te blere maska , por ketyre

    qe kane miliona euro nga vjedhja qe kane bere u duken cikerrima. Keta qe flene ne hotele 1000 euro

    nata natyrisht nuk mund ta kuptojne se jane me dhjtera mijera qe nuk kane leke per maska.

  2. Komplimente per dhunen.
    Qaheshin shqiptaret nga regjimi hoxhist…..
    Urdhero tani!
    Kalofshi mire se ia kaluat Llukashenkos

  3. Mbushje xhepash. Sa per mallin ketu ata e din mire cfare popolo kan. e meritojn njeri tjetrin. kemi ushqime per 2 muj e keshtu nuk privojm veten nga 0ksigjeni. kurse keta nje dit duan sduan e besojn a jo nuk ka rendesi fare kjo, do paguajne …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *