• |
ide | kryesore

“Pa ty nuk do ia dilja, më fal për fjalët e pathëna”: dhimbja e Totti në mesazhin e lamtumirës për të atin

-Instant, Sport, Video



Francesco Totti e ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e të atit, “Sherifit”, udhërrëfyesi i jetës e karrierës së kapitenit legjendar të Romës. Pas funeralit të kryer sot, Totti ka kujtuar të atin me një postim të gjatë e prekës në Instagram: “Lamtumirë babà, kam kaluar 10 ditët më të këqija të jetës sime, duke ditur se ishe “vetëm” duke luftuar kundër të keqes e nuk mund të të shihja, flisja, përqafoja, shtrëngoja, do kisha bërë gjithcka të të qendroja pranë”.

Totti ka dashur të kujtojë, duke i dhënë meritat për vlerat e përcuara: “Tani jeta ime është ndryshe, sepse jam rritur me vlera të rëndësishme e për këtë dua të të falenderoj baba, për gjithë atë që ke bërë për mua, që më bëre një njeri të fortë e kurajoz, do të të dua gjithnjë babai im!!”. E ish-kapiteni verdhekuq nuk e fsheh dhimbjen e as pishmanet: “Do të doja ende të dëgjoja zërin tënd, më mungojnë të qeshurat që bënim, më mungon buzëqeshja jote, sytë e tu, më mungon të të shoh në divan duke parë tv. Duhet të të them më fal e faleminderit… Më fal për cdo herë që nuk kuptova, për të gjitha herët që nuk të thashë të dua, më fal për gjithë përqafimet e munguara, për fjalët e pathëna, për gabimet që kam bërë, por mbi të gjitha faleminderit që ke qenë një baba e nuk do reshtësh kurrë së qeni”.

View this post on Instagram

Ciao papà, ho trascorso i 10 giorni più brutti della mia vita, sapendo che stavi là “da solo” combattendo contro il male e non potendoti vedere, parlare, abbracciarti, stringerti, avrei fatto qualsiasi cosa pur di stare là vicino a te. Ora la mia vita sarà diversa, perché sono cresciuto con dei valori importanti ed è per questo che voglio ringraziarti papà, per tutto quello che hai fatto per me, per avermi reso un uomo forte e coraggioso, ti vorrò sempre bene papà mio!! Vorrei poter ancora sentire la tua voce, mi mancano le risate che ci facevamo, mi manca il tuo sorriso, i tuoi occhi, mi manca vederti sul divano a guardare la tv. Devo dirti scusa e grazie… Scusa per tutte le volte che non ho capito, per tutte le volte che non ti ho detto T.V.B, scusa per gli abbracci mancati, per le parole non dette, per gli sbagli che ho fatto, ma soprattutto grazie perché sei stato un padre e non smetterai mai di esserlo. Senza di te non ce l'avrei mai fatta, anche se non sei più con noi il tuo ricordo e il tuo sorriso non sarà mai dimenticato!!!! Avevi tanti amici che ti volevano bene, perché tu avevi qualcosa di diverso, eri sempre presente, sempre disponibile, eri l'amico di tutti, eri e sei il mio orgoglio “(spero di esserlo stato anch’io per te)”?!!!!!! Oggi più che mai ho capito quanto sei stato importante nella mia vita, e nei prossimi anni terrò questi preziosi ricordi nel mio cuore. Ciao papà…anzi…ciao sceriffo…..fai buon viaggio ❤️❤️ tuo Francesco

A post shared by Francesco Totti (@francescototti) on

“Pa ty nuk do ia kisha dalë kurrë, edhe pse nuk je më me ne, kujtimi yt e buzëqeshja jote nuk do harrohen kurrë! Kishe shumë miq që të donin, sepse ti kishe dicka ndryshe, ishe gjithnjë prezent, gjithnjë i disponueshëm, ishe miku i të gjithëve, ishe e je krenaria ime (shpresoj të kem qenë edhe unë për ty). Sot më shumë se kurrë kam kuptuar sa i rëndësishëm ke qenë në jetën time, e në vitet e ardhshme do ti mbaj këto kujtime të cmuara në zemrën time. Lamtumirë babà… madje… lamtumirë sherif….. udhëtim të mbarë. Francesco yt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *