• |
ide | kryesore

Personat me këtë grup gjaku mund të mos preken rëndë nga Covid

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Sipas një studimi të bërë së fundmi, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe për të mos u sëmurur rëndë nga ai.

Një studim danez zbuloi se mes 473 654 personave që bënë testin për Covid-19, vetëm 38,4% me grupin e gjakut “0” doli pozitiv edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Në një studim tjetër, studiuesit në Kanada zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe ishin me grupin e gjakut A ose AB.

84% e tyre, kërkonte ventilim mekanik për frymëmarrjen krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B të cilët përbënin 61% të pacientëve. Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në terapi intensive, krahasuar me ata me gjakun 0 dhe B.



2 Comments

  1. Statistike koronavirusi per nr e kembes ka?? Ose per ngjyren e syve???

    Ose tregoni se ca lidhje ca grupi i gjakut me koronavirusin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *