• |
ide | kryesore

Plagosi shefin e policisë bashkiake në Malësinë e Madhe/ Ish-polici thirrje djalit: Dorëzohu

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-polici i Kufirit në Shkodër, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit që plagosi shefin e policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, i ka bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici. Ai i kërkon të birit 19-vjeçar Ilirjan Hasanaj të shkojë në polici duke e njoftuar se ka ardhur në Shqipëri pas kësaj ngjarje. Ish-polici i bën apel çdokujt që ka dijeni për vendndodhjen e djalit të tij të raportojë në polici.

Nga atentati i të dielës mbetën të plagosur rëndë shefi i policisë, Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *