• |
ide | kryesore

Policia i gjen lëndë narkotike në mjet, arrestohet 35-vjeçari

Lajme, Të fundit



Arrestohet në flagrancë nga policia në Gramsh një 35-vjeçar të cilit iu gjet në mjet lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *