• |
ide | kryesore

Putin anulon vizitën në Beograd pas afrimit të Vuçiç me SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, ashtu siç kishte paralajmëruar në disa raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Gazeta serbe “Danas” shkruan se sipas burimeve të saj diplomatike Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Ëashington ku u firmosen zotime nga Serbia dhe Kosova për normalizim ekonomik.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozoi Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, – ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

Vuçiç gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor tha se Putini i kishte konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiç e quajti këtë një “ngjarje të mahnitshme”, por duhet se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po jo ore se nuk e anulloi viziten ne Beograd sepse gjoja serbia eshte afruar me SHBA. Keto jane konkluzjone alla Shkurdhaku.
    Konkluzjon foshnjeror qe na vjen ne pas qefit, por nuk eshte kjo arsyeja.
    Ata jane byth e breke bashke oooo shkurdhak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *