• |
ide | kryesore

Rekord i ri i rasteve të të prekurve nga COVID-19 në Gjermani

Lajme, Planet



Mbi 5000 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, duke shënuar një rekord të ri të tyre.

Shifrat e publikuara prej Institutit Robert Koch, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka shënon një rritje me më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122, të martën.

Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë. Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch.

Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë. Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, andaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *