• |
ide | kryesore

Shqipëria humb të tjera gjyqe në Strazburg, fatura shkon 32 milionë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit. Sipas asaj që raportoi Euronews Albania që citon të dhëna zyrtare, vetëm në 3 muajt e fundit janë humbur 14.4 milionë euro. Në datën 1 tetor qeveria shqiptare ka humbur në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut një padi me vlerë rreth 12 milionë euro.

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga të cilat bëhet e ditur gjithashtu se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro. Peshën më të madhe të këtyre gjyqeve të humbura nga pala shqiptare janë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.

Sipas të njëjtave burime, dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe “Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë” janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës, por këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do të duhet të paguaj një shumë prej 14.4 milionë eurosh, dhe janë vendime që janë dhënë 3 muajt e fundit.

Por, pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson në mënyrë të vazhdueshme në këtë gjykatë, në këtë mes ka edhe një fitore që është lënia në fuqi e çmimit me të cilën qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve.



2 Comments

  1. I gjen Partija shpejt ato parà imperialsite:
    Nga 1000 gjoba ne dite per shkelesit e maskes, bejne 3.000.000.
    Per 4 muaj bejen afersisht aq parà sa duan keta imperialistet nga ne!

  2. Kur do ta marin vesh qeveritaret tane se idete e tyre leniniste mbi pronesine e tokes, e drejta e prones etj jane vlera te padiskutueshme ne kapitalizem? Ky sistemi yne leninisto-hadutiste do ta çoje Shqiperine ne kolaps ekonomik ne radhe te pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *