• |
ide | kryesore

Vetizolohet përfaqësuesi i BE-së Joseph Borell/ Pret përgjigjen e tamponit për Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Një tjetër përfaqësues i Bashkimit Europian është izoluar nga frika e infektimit me koronavirus. I ngarkuari i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është vetëizoluar, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Borrell ka deklaruar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.

“U informova se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetëizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”, shkruan Borrell në rrjetin e tij social në Twitter.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *