• |
ide | kryesore

Video/ Italia ndahet në paqe me Hollandën, Danimarka befason Anglinë: favoritët e tjerë dominojnë

-Instant, Sport, Video

Në raundin e katërt të Nations League nuk mungojnë surprizat, në një grup ndeshjesh shumë interesante. Italia nuk shkon më shumë se 1-1 me Hollandën e humb kreun e grupit 1 të Ligës A, tani udhëhequr nga Polonia. Në Bergamo skuadfra e Mancinit kaloi në avantazh me Pellegrinin (16′), në një asist të Barella, por pësuan barazimin e Van de Beek (25′). Hollandezët luajtën më mirë, por Immobile mund të kishte vendosur takimin në të 56′ kur u hiponotizua nga Cillessen. Vendi i parë i takon polakëve që shkatërruan 3-0 në shtëpi Bosnjen me dygolëshin e Lewandowskit dhe golin e Linetty.





Po në Ligën A, por në Grupin 2, Danimarka bën befasinë e madhe, duke shkuar të fitojë në Angli, përballë Tre Luanëve të Southgate. Vendosi ndeshjen goli me penallti i Eriksen në minutën e 35, pas faullit të Maguire, që u ndëshkua edhe me karton të kuq. Nuk ndalet Belgjika, që fiton edhe në transfertën me Islandën me një dygolësh të Lukaku, që konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon shtatlarti.

Asnjë problem për favoritët e mëdhenj. Kampionët e botës të Francës fitojnë edhe në Kroaci përballë nënkampionëve: Griezmann e Mbappe anullojnë barazimin e përkohshëm të Vlasic, duke e mbajtur formacionin e Deschamps në shinat e Portugalisë, në kuotë të barabartë pikësh 10. Pa Cristiano Ronaldon, të karantinuar, luzitanët fitojnë 3-0 përballë Suedisë, falë dygolëshit të Diogo Jota, edhe pse i pari e hapi serinë e golave Bernardo Silva.



REZULTATET E MBRËMJES

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
Italy 1 – 1 Netherlands
Poland 3 – 0 Bosnia and Herzegovina
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
England 0 – 1 Denmark
Iceland 1 – 2 Belgium
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
Croatia 1 – 2 France
Portugal 3 – 0 Sweden
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
Norway 1 – 0 Northern Ireland
Romania 0 – 1 Austria
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
Scotland 1 – 0 Czech Republic
Slovakia 2 – 3 Israel
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
Russia 0 – 0 Hungary
Turkey 2 – 2 Serbia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
Finland 1 – 0 Ireland
Bulgaria 0 – 1 Wales
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
Estonia 1 – 1 Armenia
North Macedonia 1 – 1 Georgia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
Greece 0 – 0 Kosovo
Moldova 0 – 4 Slovenia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
Lithuania 0 – 0 Albania
Belarus 2 – 0 Kazakhstan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *