• |
ide | kryesore

Video/ Messi nuk duket askund: Argjentinën e marrin përsipër lojtarët e Serie A

-Instant, Sport, Video



Argjentina imponohet 2-1 me përmbysje në Bolivi falë një super Lautaro Martinez, autor i një goli e një asist. Vendasit në avantazh në minutën e 24’ me Martins Moreno e trembën jo pak përfaqësuesen Albiceleste që reagoi me Lautaro në fund të pjesës së parë e 10 minuta nga fundi me golin vendimtar të Joaquín Correa. Për argjentinasit kjo është fitorja e dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit 2022 pas asaj me Ekuadorin.

Lautaro Martinez e Joaquín Correa udhëheqin kombëtaren e Scalonit me pikë të plota në këtë start të kualifikueseve drejt Botërorit 2022. Vazhdon të mos ndezë shkëndijën Lionel Messi, një gol me penallti në dy takime për 6 herë Topin e Artë, ndërsa në La Paz nisi më mirë Bolivia, që mori edhe avantazhin me golin e Morenos në mesin e pjesës së parë. Argjentina reagoi më forcë dhe pas shtyllës së Paredes barazoi me sulmuesin e Inter në fundin e 45 minutave, me një aksion personal e kurajoz.

Argjentinasit u treguan më të vendosur në pjesën e dytë, duke dominuar territorialisht. Lautaro ndërtoi dy raste të tjera për gol, por portieri Lampe shpëtoi rezultatin. E bëri në fakt deri 11 minuta nga fundi, kur interisti shërbeu për Correan e sulmuesi i Lazios, vendosi ndeshjen, duke e lënë Bolivinë me zero pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *