• |
ide | kryesore

Video/ Prekje me dorë brenda zonës, nuk ka penallti për Shqipërinë: tërbohen lojtarët në fushë

-Instant, Sport, Video



Në një ndeshje delikate arbitri bëhet i rëndësishëm, sidomos kur në loja ka një prekje me dorë brenda zonës që mund të zgjidhë situatën. Ka ndodhur pikërisht një episod i tillë në sfidën mes Lituanisë e Shqipërisë në Nations League, kur në minutën e 24 goditja e Seferit brenda zonës është përplasur në dorën e mbrojtësit. Gjyqtari francez ka bërë shenjë që loja duhet të vazhdojë, nën protestat e forta të kuqezinjve.

E gjitha ajo që fituan në këtë rast të besuarit e Edy Rejas është kartoni i verdhë për Qazim Laçin, që do të jetë i skualifikuar për ndeshjen e ardhshme. Pamjet tregojnë se prekja me dorë është, por ndoshta topi më parë është përplasur në këmbën e mbrojtësit kundërshtar, gjë që do të shfajësonte arbitrin francez Abed, për vendimin e marrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *