• |
ide | kryesore

Video/ Seferi e bën përsëri, humbet përballë portierit rastin e fitores: barazim me Lituaninë

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka fitues edhe në Lituani. Kombëtarja e Edy Rejas e mbyll pa gola edhe në Vilnus, tre ditë pas 0-0 në Almati kundër Kazakistanit. Një tjetër shans i cuar dëm, me mundësitë më të mira për kuqezinjtë e sërisht në vëmendje është Seferi, që humbet i vetëm me portierin rastin e fitores së mundshme, njësoj si në ndeshjen me Kazakistanin. 5 pikë në 4 ndeshje për të besuarit e italianit.

Reja i kishte bërë disa lëvizje në skuadër, me Lacin para mbrojtjes e Kallakun në stol, ndërsa Lenjani mori për 45 minuta krahun e majtë nga Trashi. Në sulm e nisi Seferi krah Brojas e gjërat duket sikur po funksiononin, me agresivitet në kontraste e kombinime interesante. Natyrisht do të kishte qenë më e thjeshtë nëse në minutën e 24 do të ishte akorduar një penallti, për prekjen me dorë brenda zonës nga mbrojtësit lituanezë, por nga protestat kuqezinjtë dolën me vetëm një karton të verdhë për Lacin, që do të humbasë ndeshjen e ardhshme për skualifikim.

Seferi lëvizi provoi, madje edhe me Vrionin në vend të Brojës, nuk humbi intensitet, por gjithë problemi është tek efikasiteti. E nëse llogarisim rastin e shpenzuar nga sulmuesi i Young Boys i asistuar nga Veseli, mbi këmbët e lojtarit peshojnë praktikisht 4 pikë të humbura. Lituania pati mundësitë e saj, e në ndonjë rast edhe e vuri në provë të vështirë prapavijën, deri diku solide të kuqezinjve, por rastet më të shumta i pati Shqipëria. Edhe këtë herë të pakonkretizuara: tre ndeshje pa shënuar për kuqezinjtë, nuk ndodhte prej dy vjetësh, kur në pankinë ishte Christian Panucci. E në këtë pikë dicka Reja duhet të ndryshojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *