• |
ide | kryesore

Video/ Super Neymar, Brazili poker në Perù: thyhet Uruguaj, Kili befasohet në të 90’

-Instant, Sport, Video



Brazili me pikë të plota në grupin e kualifikueseve të Botërorit 2022. Seleçao imponohet 4-2 në Perù falë tripletës së Neymar e golit të Richarlison. Interistët Vidal e Sanchez ishin protagonistë tek Kili, që përmbysi në shtëpi Kolumbinë para 2-2 final të Falcaos në kohën shtesë. Rrëzohet Uruguay: pavarësisht një dygolëshi të Suarez, përfundon 4-2 për Ecuador. Paraguay kalon 1-0 në Venezuelë në fund.


Në Lima mbërrin fitorja e dytë radhazi në këto kualifikuese për Botërorin 2022 për Brazilin. Kombëtarja e teknikut Tite, pas suksesit 5-0 me Boliviën, i shënon 4 gola Perùsë në transfertë falë një super Neymar, që kaloi Ronaldo Fenomenin në klasifikimin në klasifikimin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për verdhejeshilët. Pas avantazhit të vendasve në minutën e 6’, me një të djathtë fluturimthi të Carillo, sulmuesi i Psg barazoi me penallti në të 28’.


U luajt hapur me avantazhin e dytë të peruanëve në të 59’ me Tapia, por Seleçao reagoi menjëherë duke shënuar barazimin 2-2 me Richarlison i shërbyer nga Firmino. Neymar përmbysi në minutën e 83’ gjithnjë me penallti; Zambrano u përjashtua me Var për një goditje të dhënë me bërryl Richarlison e Neymar shënoi tregolëshin personal në shtesë, duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *