• |
ide | kryesore

Zbardhet Akti Normativ, si do të vendosen gjobat 3 dhe 5 mijë lekë për ata që nuk mbajnë maskat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka publikuar ndryshimet në Aktin Normativ, ku qytetarët që nuk mbajnë maska jashtë banesës, duke nisur nga neser, 15 tetor, do gjobiten me 3 mijë lek fillimisht dhe më pas me 5 mijë lekë në rast përsëritje. Gjobat mund t’i vendosë Policia e Shtetit, por edhe Policia Bashkiake. “Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike“, – thuhet në vendim.

AKTI NORMATIV

Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ. Individët, të cilët përjashtohen nga ky rregull, përcaktohen në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë.

Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobënë masën 3000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5000 (pesë mijë) lekë. Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre.

Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjëspër shëndetësinë.



5 Comments

  1. Te qifsha Edi Ramen, Lulzim Bashen, Ilir pjeshken e te gjithe pidhropshat e ketij vendi!
    Do thoni ju komentues pse keta te tjeret i ke perfshire kur eshte ky i pari ne qeverisje! Po se Lul mosdija tha skane lek shqiptaret per te blere ? masken! O Lul djali ky fenomen nuk duhet te ekzistoje pasi ne ambjent te hapur ska ndonje efekt maska perkundrazi eshte nje trubullosje truri!
    Ndersa perse Likja. Po shkelen te drejtat dhe lirite e popullit. Njeriu krijuar per te qene i lire ne thithjen e oksigjenit dhe ne natyre ai eshte pale e kesaj natyre! Prandaj ne kushtetun e Likes eshte presidentin ai qe e mbron kushtetuten!
    Po si nuk doli nje specialist te flase per kete flame…O Pipero mos ta kane mbyllur gojen me maske! O njerez te korruptuar..
    Pse sdel nje prind te ankohet por rregullat anti kovid ne institucionet arsimore ku cojne femijet! Letrat jane te mbushura plot me rregulla por asgje nuk zbatohet! Prandaj iken populli i thjeshte ne emigracion shkerdhehet para mbrapa andej rrugeve te botes se ketu eshte vend pa asnje rregull..kujdes neser gjobat

  2. Ju jan bere zullumet male e male e male. ..nje dite peshen e tyre do te duhet ta mbani ne kurriz …te shohim si do ti mbani..

  3. .

    Kurre ne tere historine e Shqiperise nuk ka ndodhur qe nje njeri ta vere perfundi nje popull te tere

    ta shkel, ta poshteroje deri ne kete shkalle sa te mos e lere as me marre fryme pa lejen e qeverise.

    Sa qesharake tingellon shprehja se populli shqiptar e ka care rrugen e historise me shpate ne dore

    qe na mesonin dikur neper shkolla. Po ne smundemi me heq masken e me marre fryme lirisht e jo

    te mbajme shpaten. Prandaj ne kemi qene te pushtuar per mijera vjet, sepse kemi qene frikacake

    e jemi dorezuar para cdo sundimtari sic jemi dorezuar para Skenderbeut te Spiropalit.

  4. Në Hollandë, sistemi shëndetësor ka hyrë në krizë për shkak të kulmit rekord të infeksioneve dita-ditës.

    Njësitë e urgjencave të spitaleve në Amsterdam, Roterdam dhe Hagë janë mbyllur për disa orë për shkak të mungesës së stafit dhe shtretërve, i tha Parlamentit Ernst Kuipers, shefi i mjekësisë së urgjencës në Hollandë.

    Disa pacientë u transferuan me ambulancë në spitale të tjera apo edhe në qytete të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *