• |
ide | kryesore

PD: Qeveria ka vjedhur 16 milionë euro në rrugën Korçë-Ersekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë hetimet për rrugën Korçë-Ersekë. Sekretari i Burimeve Njerezore, Ervin Minarolli, ka shkruar në rrjetet sociale se qeveria e Ramës ka vjedhur në këtë rrugë 16 mln euro.

“Supervjedhja me Rrugen Korçë-Ersekë, Sekretari i Burimeve Njerezore Ervin Minarolli: SPAK te nise hetimin. Miku i Rames ishte fitues i paracaktuar. Faktet jane aty.

Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar. Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 Tetor se do të fitonte tenderin. Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë”, shkruan sekretari i Burimeve Njerëzore i PD.



1 Comment

  1. Po.. Hidh e pirdh I thon kesaj.
    Pse nuk I coni prova e leshit ne prokurori?
    Politik boshe, dhe pa kuptim. Beni deklarata vetem per zhurem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *