• |
ide | kryesore

Basha sulmon inceneratorët dhe bën diversion: Zbuloni cilat media paguhen nga paratë e plehrave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha ka vendosur që me gurin që i ka rënë në dorë, të godasi fort mbi dy zogj. Ai po përdor aferën skandaloze të 75 milionë eurove të dhënë për tre koncesionet e inceneratorëve edhe për të diskredituar atë që e quan “mafia e plehrave që paguan me baule me euro Edi Ramën” edhe për të përçarë mediat që mbështesin propagandën e kryeministrit të vendit.

Ai i ka bërë thirrje sot pronarëve të mediave që sipas tij paguhen nga mafia e inceneratorëve ti refuzojnë këto para të bëra nga vjedhja e taksave të shqiptarëve. I pyetur nga gazetarët “se nëse denoncon pa precizuar cilat media paguhen në dorë”, deklaratat e tij mund të konsiderohen si një kërcënim kundër lirisë së shtypit, Basha u përgjigj: “Bëni sot një test se cilat media do të trancmetojnë denoncimin tim për inceneratorët dhe cilat do të heshtin nga paratë që kanë marrë”. 

Duket se zgjedhja për të goditur tani më me ngulm koncesionet e inceneratorëve, dhënia e të cilëve ka nisur që në dhjetor të vitit 2016, nuk është krejt e rastësishme.

Kreu i opozitës po e bën atë në mënyrë sistematike prej ditësh dhe sot i ka kushtuar pothuajse tre çerekun e konferencës 35 minutshe të shtypit.

Nga ana parimore e denoncimit të një mega skandali, Basha nuk ka veçse për të fituar sa herë flet për të.

Argumentat e tij se kur vendet e tjera kanë ndaluar investimet publike për të kursyer para për pandeminë, ndërsa Rama dhe javën e shkuar i ka derdhur sërish 2 milionë euro të tjera incenertorëve, janë tejet të forta. Po ashtu edhe denoncimi i mbështetur në vetë raportet zyrtare të ministrisë së financave, se një pjesë e mirë e 75 milionë eurove të dhëna për tre koncesionet nuk janë investuar ende (pra nuk dihet se ku kanë përfunduar) është një akuzë tejet solide.

Lexo më tej:Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

Lulzim Basha merr kredite morale kur përmend se këto para që prfundojnë në xhepat e pushtetarëve, tani në kohë pandemie, mund të shkonin “për të paguar minimumin jetik për 100 mijë shqiptre që humben vendet e punës, për të dhënë çekun 1000 euro për bizneset e vogla, gjë që po e bën edhe Kosova, për ti ndihmuar pensionisteve me 20 mijë lekë në muaj, për kostot e shtuara maskave ilaçeve”.

Ai tërheq vëmendjen e publikut kur bërtet “SPAK… s’ka aspak”, duke thënë se edhe Zimbabvia e futi në burg ministrin partner të Klodian Mërtirit dhe vëtëm këtu askush nuk e luan gishtin.

Por, përveç këtyre qëllimeve, që i bëjnë nder qasjes së drejtë të asaj se çfarë duhet të jetë opozitarizmi në një vend, duket se në insistimin e përditshëm të Bashës, kundër inceneratorëve, ka edhe një arsye të fortë pragmatike.

Duke i ndarë pronarët e mediave që i shërbejnë të gjithë Ramës, në dy grupe të mëdha, pra në ata që paguhen prej plehrave dhe ata që guxojnë që ti shpëtojnë censurës për këtë çështje, Basha kërkon të përçajë vathën mediatike të kryeministrit. Ende nuk dihet nëse ai e ka nisur këtë fushatë me një marëveshje të njërës palë mediatike kundër tjetrës, por një gjë është e qartë: duke vazhduar këtë betejë që po bëhet e përditshme, shefi i opozitës ka shumë për të fituar dhe asgjë për të humbur.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Hahahahahaha, cfare llogjike!!!!
    Per te vertetuar lirine e medias duhet qe te gjitha ato te transmetojne te plota te gjitha mesazhet e Lulzim lapsusit, apo e thene me shqip, gafollgut me te papare ne historine e politikes shqiptare.

  2. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.

  3. Fiks edhe lulin nuk mund ta mbuloj shosha. Ai ben muuuu qe larg qe eshte nje idiot. Te lumt o rama je me fat qe te ka ren llotaria, te kesh kundershtar lulin.

  4. Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”. Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.

  5. Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

    Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

    Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *