• |
ide | kryesore

“Doktori” infektohet me Covid-19: “Jam i trishtë e i nervozuar, shpresoj të shërohem shpejt”

-Instant, Sport



Surprizë e shëmtuar për Valentino Rossi në vigjilje të fundjavës së raundit të parë në Aragon të MotoGP. Pesarezi i Yamahas, në fakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e duhet të heqë dorë nga gara e të dielës e me shumë mundësi edhe atë të javës së ardhshme në të njëtën cirkuit. Ishte vetë Doktori që ka dhënë lajmin në profilet e tij sociale. “Jam i trishtë e i nervozuar sepse bëra më të mirën për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohem sa më shpejt”, ka shkruar ai.

“Fatkeqësisht këtë mëngjes u zgjova e nuk ndihesha mirë. Ndihesha pa fuqi e kisha pak temperaturë, kështu që njoftova menjëherë mjekun që më bëri dy teste. Rezultati i ‘testit të shpejtë PCR’ ishte negativ, pikërisht si testi që kisha bërë të mërkurën. Por i dyti, nga i cili mu dërgua rezultati në orën 16:00 i kësaj pasdite doli pozitiv. Jam shumë i zhgënjyer për faktin se duhet të humbas garën e Aragon. Më pëlqen të jem optimist e me besim, por pres që edhe raundi i dytë në Aragon të jetë një ‘no go’ edhe për mua… Jam i trishtë e i nervozuar sepse bëra më të mirën për të respektuar protokollin e edhe pse testi i të martës doli negativ u izolova që kur u ktheva nga Le Mans. Sidoqoftë, është kështu, e nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën. Tani do ndjek këshillën e mjekut, e shpresoj të shërohem sa më shpejt “, il suo messaggio.

Rossi është piloti i dytë i MotoGP që rezultoi pozitiv pas spanjollit Jorge Martin, i detyruar të humbasë dy gara në Moto2. Në Le Mans mungonin teknikët e team Yamaha, mes të cilëve Project leader i M1, për shkak të pozitivitetit të njërit prej tyre. Valentino ndodhet në Tavullia, ku mbërriti të dielën pas garës franceze, e ka qendruar gjithnjë në shtëpi. Nuk ka patur kontakte me pilotë të tjerë të Academy e me anëtarë të skuadrës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *