• |
ide | kryesore

Edhe një tjetër shtet/ Kosova shton listën e vendeve që nuk hyjnë dot pa një test PCR-Negativ

-Instant, Lajme, Të fundit



Listës së shteteve, qytetarët e të cilëve nuk hyjnë dot në Kosovë pa patur një test PCR-Negativ, i është shtuar edhe Portugalia. Në këtë listë me shtesën e re janë aktualisht 16 shtete. Shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto vende kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, që i fut ata në listën e shteteve me rrezik të lartë. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë deklarohet se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në  faqen zyrtare të web-it të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *