• |
ide | kryesore

Elton John dhe ish bashkëshortja e tij i japin fund mosmarrëveshjeve ligjore

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Elton John dhe ish bashkëshortja e tij, Renate Blauel, kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ligjore.

Renate paditi këngëtarin në qershor, duke pretenduar se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së tyre të divorcit, duke diskutuar martesën e tyre katër vjeçare që përfundoi në 1988 në librin e tij . Ajo kërkoi një urdhër gjykate për të parandaluar shkeljen e privatësisë së saj në të ardhmen, si edhe dëmshpërblim prej afro 4 milionë dollarësh.Avokatët e saj treguan se pjesët që flisnin për martesën e tyre kishin përkeqësuar problemet me shëndetin mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin dhe se gjendja ishte rënduar nga interesi i shtypit për të.Ndërkohë avokatët e John u shprehën se detajet në libër dhe film ishin të njohura për publikun dhe se marrëveshja e divorcit kishte të bënte vetëm me çështje private dhe konfidenciale.Por së fundmi në një deklaratë, zëdhënësi i Elton ka zbuluar se dyshja ka zgjidhur konfliktet në mënyrë miqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *