• |
ide | kryesore

Flet me maskë/ Kreu i Partisë Demokratike: Vendi është në kolaps total nga rritja e të infektuarve me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se vendi ndodhet në prag të një kolapsi për shkak të rritjes së shifrave nga pandemia e koronavirusit. Sipas kreut të PD-së, situata po përkeqësohet çdo ditë ndërsa qeveria vijon neglizhencën dhe nuk zbaton planin me 5 pika të propozuar nga opozita. Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se Rama ka gjashtë muaj që gënjen për pandeminë, duke shtuar se nëse ai vazhdon kështu dhe nuk zbaton planin e PD-së për marrjen e masave, kjo do të jetë një kambanë alarmi.

Çfarë ka rënë në sy në këtë konferencë për shtyp të kryedemokrati Basha ka qënë fakti se ai po flet me maskën e vendosur, në zbatim të rregullit të vendosur nga qeveria që nis zbatimin ditën e sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *