• |
ide | kryesore

Fotot skandaloze/ Vajzat që u bënë gazi i botës me shtrembërimet e Photoshop

-Instant, F1, Kryesore, Paparazzi



Një pjesë e madhe e personazheve të showbizit shqiptar nuk ngopen as me ndërhyrjet estetike, por në makthin e tyre për tu dukur perfektë po bëhen pjesë e rubrikave humoristike me përdorimin e “photoshop”. Madje ekzagjerimi ka mbërritur deri në atë pikë sa ka përfunduar në tabloidin e famshëm britanik “Daily Mail”.
“Disa personazhe, ndërhyjnë ngado ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet”- ka treguar në një intervistë fotografi Endrit Mertiri.
Por pavarësisht talljeve, përqeshjeve dhe dukej shumë më ndryshe se sa janë realisht ato që duan të shtojnë fansat në rrjetet sociale, që janë në kërkim të bukurisë së parezistueshme ose që vuajnë nga kompleksi i mospëlqimit të vetes, vazhdojnë garën e ethshme të përçudnimit të tyre.
Lapsi.al ka renditur personazhet që janë kampionë në përdorimin e “photoshop” duke rënë shpesh në kurthin e transformimit të vetvetes ose të sfondit që kanë pas tyre.

Po e nisim me Encën pasi është quajtur ndryshe si “mbretëresha” e photoshop, e cila në shumë prej fotografive të publikuara në rrjetet sociale ka patur modifikime ekstreme të formave trupopre, duke përfunduar dhe në prestigjozen “Daily Mail”. Kjo gazetë ka publikuar dy foto të Encës ku ajo shihet me të njëjtën veshje, por linjat ndryshojnë. Në njërën prej fotove bien në sy linjat goxha të bëshme ndërkohë që në një foto tjetër bien në sy linjat perfekte.

One comment underneath this post made the point that the woman was gorgeous in the first picture. Many couldn't understand why she'd want to change

Luana Vjolllca ndejk po të njëjtën linjë si Enca. Së fundmi moderatorja në dëshirë për të zmadhuar gjoksin, ka shtrëmbëruar dhe pasqyrën prapa saj, gjë e cila është vënë re nga ndjekësit detajist. Por kjo nuk është hera e parë që Luana akuzohet për photoshop apo edhe për ndërhyrje estetike. Megjithatë Luana i mohon këto akuza në mënyrë kategorike duke thënë se është bio.

Luana lë nam me zmadhimin e gjoksit, “thyen” edhe pasqyrën

Po ashtu edhe Aurela Hoxha nuk mbetet jashtë kritikave për përdorimin e photoshop dhe ndërhyrjeve estetike. Ajo është vënë gjithnjë në qëndër të kritikave për përdorimin e tepruar të photoshop me qëllim përmirsimin e linjave trupore.

Foto e marr nga “Vipat e Bllokut”

Ndërkohë që Kim Kardashian shton gishtat gabimisht me photoshop ndoshta për vëmendje ndoshta jo, Marina Vjollca bën të kundërt, i zhduk ato. Fotoja që bëri mjaft bujë e moderatores është pikërisht kjo në të cilën duket mjaft mirë mungesa e gishtit të madh të dorës. Në foton e publikuar nga vetë Marina, komentet për gishtin zinin pjesën më të madhe. Por sigurisht nuk mund të mungonte dhe një justifikim nga moderatorja se ishte çështje këndi jo çështje photoshopi.

 

Akuza për photoshop kanë rënduar edhe mbi modelen Oriola Marashi përpos atyre akuzave për ndërhyrje estetike. Megjithëse nuk është vënë re në fotot e publikuara në Instagram, fansat e modeles seksi, kanë bërë krahasimin live dhe në fotografi, duke mbetur të zhgënjyer.

Foto e marr nga “Anabel.al”

Photoshopi nuk bën dallime njeri i ëmbël apo arrogant. Një viktimë tjetër e cili ka “rrëshkitur” dhe “padashje” është bërë pjesë e këtyre transformimeve është Xhensila Myrtezaj. Para disa kohësh ajo u akuzua se kishte fshirë kërthizën.

Pas kritikave për “photoshop”, Xhensila Myrtezaj i sqaroi të gjithë me këtë video

 



2 Comments

  1. Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”. Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *