• |
ide | kryesore

Gratë naftëtare i bashkohen grevës së urisë në ditën e 18-të

-Instant, Lajme, Të fundit



15 gra naftëtare pritet t’i bashkohen grevës së urisë pasi nuk kanë marrë pagat prej muajsh. Ato do të zënë vendin e 10 grevistëve burra.

Në ditën e 18 të grevës së urisë, naftëtarët vendosen të nxjerrin 10 grevistët burra dhe në vend të tyre do të  futen gratë naftëtare.

Dje, naftëtarët e Ballshit rrëzuan kordonin e policies. Ndërsa sot, hodhën poshtë portën e uzinës duke hyrë me force në ambientet e saj. Kjo për shkak të pagesave të prapambetura prej disa muajsh 9.

Për pagat e prapambetura, kompania  “Allum Enteprises ” është shprehur se nuk do t’i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme “Tosk Energy”, me të cilën është fituar gjyqi.

Protesuesit i bëjnë thirrje ministres së Infrastrukturës, që të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *