• |
ide | kryesore

Grupi ‘Rebelde’, së shpejti me një show virtual

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak kohësh Grupi “Rebelde” njoftoi se do të rikthehet sërish.

Së fundmi ‘Rebelde’ ka treguar do të mbajnë një show virtual në 26 dhjetor. Megjithatë ata kanë deklaruar se nuk do të jenë 6, por 4 pjesëtarë pasi Dulce Maria dhe Alfonso Herrera nuk do të mund të marrin pjesë. Dulce është shprehur se e ka të pamundur pasi midis dhjetorit dhe janarit pritet të lindë vajzën, ndërsa Alfonso  nuk do t’i bashkohet grupit pasi ai ka qenë gjithmonë i fokusuar tek pjesa e aktrimit dhe jo e këndimit. Rreth këtij lajmi aktorja Maite Perroni tregoi se është e mërzitur që nuk mund të jenë të gjashtë, por tha se është e lumtur që do të rikthehen. “Do të ketë mungesa, sepse ne jemi 6 rebelë. Prandaj për ne, kjo më shumë sesa rikthim, është një tribut për muzikën tonë. Për ne do të jetë një moment i veçantë ku do të japim të gjithë dashurinë, energjinë tonë dhe do të ndajmë një moment magjik me njerëzit e kësaj gjenerate”-deklaroi Maite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *