• |
ide | kryesore

Komisioni Europian bën thirrje urgjente për të luftuar COVID-19: “Koha po mbaron”

Lajme, Planet



Komisioni Evropian i bën thirrje urgjente vendeve anëtare të rrisin përgatitjet e tyre në luftën me COVID-19, në një kohë që shifrat e infektimeve rriten në Europë.

 “Koha po mbaron,” tha Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

“Prioriteti i parë i të gjithëve duhet të jetë të bëjmë atë që duhet për të shmangur pasojat shkatërruese të izolimeve totale”.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë thirrje të ngjashme gjithashtu (IFRC).

“Ne e dimë që komunitetet në të gjithë Evropën dëshirojnë të kthehen në normalitet. Por shifrat konfirmojnë se ne nuk kemi dalë ende nga vala e pandemisë” tha Birgitte Bischoff Ebbesen, shefe rajonale e IFRC.

“Ndërsa shkojmë drejt stinës së dimrit është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë solidarë duke ndenjur larg fizikisht”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *