• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama: Kandidatët për deputetë do të zgjidhen me prezantime me video

-Instant, Lajme, Të fundit



Përzgjedhja e deputetëve të rinj do të bëhet me anë të një prezantimi me video. Kryeministri Edi Rama ka treguar si do bëhet përzgjedhja e kandidatëve të rinj për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se pjesë e skuadrës socialistëve mund të bëhen të gjithë, nga studentët dhe të rriturit me profesione të ndryshme përfshirë këtu edhe fermerët me energji dhe pasion për të kaluar nga fjalët në vepra.

“Dua t’iu them të gjithëve që mund të jenë të reja dhe të rinj që sapo kanë mbaruar shkollën me rezultatet të mira që punojnë në shtet, në fermë, në emigracion që janë të mirëseardhur që të shprehin interesin e tyre, Gra dhe burra që vijnë nga eksperiencat si mësuese, mësues, shërbëtorë publikë, ekspertë në çfarëdolloj fushe që punojnë në hapësirën e sipërmarrjes që punojnë në media, kudoqoftë, në fermë. Që e përkthejnë aktivistin e tyre në audienca në rrjete sociale. Cilido që ka pasionin tonë për të kaluar nga fjalët në vepra”, tha kreu i qeverisë Rama.



4 Comments

  1. PALLOSHI PO BENE AKOMA ME SHUME SHOW SE BASHA .
    QELLIMIN E SULLTANIZMIT E ARRITEN , DHE TANI NA THONE O QORRA HADENI E VOTONI SE E SIGURUAT BARI EDHE PER 4 VJET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *