• |
ide | kryesore

Kryqëzohet Immobile, në mbrojtje i del Florenzi: “E trajtuan si i fundit i Mohikanëve”

-Instant, Sport



Kundërshtarë të shumë betejave në sfidat derbi të Romës, Alessandro Florenzi i ka dalë në mbrojtje lacialit Ciro Immobile, i kritikuar në rrjetet sociale për gabimet para portës me Hollandën. “Immobilen e kuptoj, e bren pak ndërgjegja por janë gjëra që ndodhin. Po flasim për një sulmues që ka bërë 36 gola vitin e kaluar e konsiderohet dicka normale – tha ai -. Duhet të jetë një hero kombëtar, ndërkohë trajtohet si i fundit i Mohikanëve. Në grupin e Italisë, Ciro vlerësohet nga të gjithë sepse është një kampion e një pikë referimi”.

Futbollisti i Psg është i kënaqur nga prova e skuadrës. “Kushdo që futet duhet të japë maksimumin, këtë mbrëmje më takoi mua, por shpirti duhet të jetë ky. Jemi krenar për këtë futboll, duhet vetëm të vazhdojmë kështu – shtoi ai – Kam parë një Itali që ka nxjerrë nga karakteristikat Hollandën, u vendosën në një mbrojtje me 5 e do të thotë që na kishin frikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *