• |
ide | kryesore

Maliqi-Lleshajt: Flet si nje ushtar i denje i Rames, ishalla nuk ke fatin e Tahirit

Arkiva



Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqit. Ky i fundit i ka kërkuar llogari ministrit për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, por edhe për normën e lartë të kriminalitetit në vend si dhe drogën. Si kundërpërgjigje, Ministri i Brendshëm ka  ironizuar faktin që policisë i ka humbur një ekspert i shkëlqyer si Maliqi. Lleshaj shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur shumë duke shtuar se niveli i sigurisë në vend është më i miri në dekada, megjithëse ende është larg pritshmërive të krijuara.

“Çështja e sigurisë në vend që ju i konsideroni të rënda nuk janë fare të tilla. Shqipëria nuk po përjeton një situatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj… Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie”

As deputeti i opozitës së re nuk ja ka përtuar replikën duke i quajtur flluska sapuni deklaratat e Leshajt se “krimi  është në nivelet më të mira në dekadë”. Maliqi ka thënë se ministri Lleshaj është si një ushtarak i denjë i kryeministrit Edi Rama. Me një “urim” e ka mbyllur përgjigjen ndaj Lleshajt deputeti Maliqi duke shpresuar që ai të mos ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *