• |
ide | kryesore

Miratohet vendimi për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KLGJ

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot vendimin për kohëzgjatjen e mandateve 3-vjeçare të anëtarëve të saj.

Këto mandate do të jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2021, ndërsa mandatet 5-vjeçare do jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2023.

Kuvendi i Republikës shpalli nga dy vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pozicionet që i takojnë anëtarëve nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët do të synojnë vendet e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit në KLP dhe Maksim Qokut e Erion Muharremajt në KLGJ, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe kanë mandat 3-vjeçar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *