• |
ide | kryesore

Ndryshime në qeveri pas vlerësimit të ministrave? Rama: Kabinetin e kemi të mirë, por…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Deputeti që duam”, që e quajti një ftesë të hapur për këdo që ka ambicien “e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste”.

Rama tha se askush nuk do përjashtohet nga liria për t’u bërë pjesë e PS, përmes një video e cila do dërgohet me shpjegimin e arsyeve pse duan të aplikojnë.

“Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që mund të vijnë nga të gjithë, të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë por edhe të rinj të reja në mendje ide e dëshirë dhe jemi shumë të lumtur që ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin angazhim për të cuar para punët e vendit e për të bërë sa më shumë e sa më mirë shërbimin ndaj vendit e qytetarëve. Dua tu them të gjithëve, që nga të rejat e të rinjtë në moshë, që mund sapo të kenë mbaruar shkollën, qe punojnë, në privat, shtet, në fermë, në emigracion, që janë të mirëseardhur të shprehin interesin e tyre. Po kështu gra dhe burra me ide apo energji të reja që vijnë nga eksperienca si mësuese, mësues, shërbëtorë publikë, ekspertë në cdo lloj fushe, që punojnë në hapësirën e sipërmarrjes, në media, s’ka asnjë kufizim, që janë aktivë e kanë talent për ta përkthyer aktivizmin e tyre në audienca të respektueshme në rrjetet sociale”.

Rama u pyet nëse ky proces do shërbejë që qeveria të shkojë në zgjedhje me ndryshime në kabinet, për largime të ministrave në bazë të vlerësimit që do marrin nga anëtarësia e partisë.

Për këtë shefi i qeverisë tha: “Kabinetin e ministrave e kemi të mirë por patjetër që e mira s’ka asnjë herë fund e secili, unë i pari, ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja cdo ditë e më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve në këtë punë që bëjmë ne. Dëgjimi specifik i anëtarësisë së partisë është vlerë e shtuar në gjithë këtë, për të kuptuar individualisht se cila është marrëdhënia, ndjesia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të famlijes sonë politike me përfaqësuesit e tyre në cdo qark, cili është vlerësimi për përfaqësuesit tanë në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë , në ciklin tjetër do hyjmë më thellë duke bërë pyetje më specifike për anëtërët e qeverisë. Kjo fazë është kolaudim i një procesi krejt të ri”.



2 Comments

  1. Kemi pas nje ne lagje qe beri 2 budallenj me gruan e pare. Mori te dyten dhe beri prape budalla edhe pse i doktorret e kishin paraljmeruar qe ishte sperme-prishur…
    Pra z.Kryeminister, qifsh veten e kalamajte e tu se ne burg do shkosh ti pamvarsisht se ke bere kodoshin e ske firmosur gjekundi… Kur te iku Shkelqim Cani, mos i ze bese as gruas se te qire e more dreqi ta haje. Mos bej si kodosh ne mixhilis….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *