• |
ide | kryesore

“Nuk është e vërtetë që Napoli u tërhoq nga ndeshja para vendimit të Asl”: autoritetet shëndetësore i dalin në mbrojtje

-Instant, Sport



“Dua të saktësoj që të gjithë veprimet e kryera, nga departamenti i parandalimit e njësia operative komplekse e epidemiologjisë janë veprime që i përgjigjen ligjit”. Këto janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të ASL Napoli 2 Nord, Antonio D’Amore, në Radio Kiss Kiss Napoli: “Ligji thotë se aty ku është një person pozitiv bëhet një ‘contact tracing‘ e vlerësohen ata që kanë qenë kontaktet më të afërta, në ambjent familjar e në ambjentin e punës. Me komunikimin e të premtes në mbrëmje nga ana e Napolit për pozitivitetin e Zielinski nisi e gjitha kjo. E nisën edhe kërkesat nga ana e epidemiologjisë nga ata që ishin kontaktet më të ngushta. Tani këta duhet të qendrojnë në izolim për 14 ditë”.

D’Amore ka vazhduar më tej shpjegimin: “Kështu i kemi komunikuar Napoli 1 që në territorin e tyre ka patur kontakte me një person pozitiv. Napoli 1 ka lajmëruar klubin e Napolit që këta persona duheshin future në karantinë e në izolim. Nëse pyetja është: a mund të niseshin gjithësesi? Cdokush është përgjegjës për veprimet e tij. Ronaldo u nis, e nuk e dimë se me kë ka qenë në kontakt. Kështu i bie të akuzojmë ata që respekton ligjin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *