• |
ide | kryesore

Paditet deputeti socialist për grabitje toke 120 hektarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Kaninës kanë paditur në gjykatë deputetin socialist Fate Velaj.

Çështja konsiston në një problem pronësie. Sipas banorëve, deputeti ka përfituar në mënyrë të paligjshme 120 hektarë tokë.

Pronarët aktual të tokës kanë firmosur një peticion, ku pretendojnë se po u vidhet toka dhe gjithashtu i janë drejtuar gjykatës për të gjetur një zgjidhje për problemin e tyre, shkruan Fax News.

Banorët shprehen se deputeti është duke marrë në mënyrë abuzive gjithë tokat e Kaninës deri në Ujë të ftohtë të Vlorës. Ata pretendojnë të kenë gjithë dokumentacionin e rregullt të pronave, por e njëjta pretendohet dhe nga deputeti socialist, i cili thekson se është trashëgimtar legjitim i tokave.

Akuza e parë e ngritur nga Velaj në gjykatë ndaj banorëve është rrëzuar dhe tashmë pritet të shqyrtohen akuzat e qytetarëve.



2 Comments

  1. Po si nuk doli nje deputet persembari te Rilindja?!!! Te gjithe hajdute. Ky Fate Trapi pas Alket Hysenit, do marre c’te gjeje perpara. E kane me norme keta. Po nuk plotesuan masen e vjedhjes, nuk i ve deputete I Gjati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *