• |
ide | kryesore

Panairi i Librit 2020 do të zhvillohet online për shkak të pandemisë

-Instant, Lajme, Të fundit
Panairi



Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale se Panairi i Librit këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak të pandemisë. Shoqata ka marrë vendimin që këtë vit Panairi do të mbahet online. Në një postim në rrjetet sociale Shoqata ka njoftuar se Panairi i Librit t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, kësaj here në një edicion special, kryesisht online.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë. Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *