• |
ide | kryesore

Për punëtorët sezonalë në Greqi hapet dogana e Qafë-Botës, testi për identifikimin e COVID-19 ofrohet falas

-Instant, Lajme, Të fundit



Për punatorët sezonal në Greqi është rihapur dogana e Qafë-Botës. Afati i hapjes së saj pritet të jetë nga data 25 tetor – 10 nëntor.

Pjesa më e madhe e punëtorëve sezonalë shkojnë për të vjelur agrumet në Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka.

Testi për COVID do të realizohet gjithashtu falas për punëtorët në doganë.

Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët. Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj. Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *