• |
ide | kryesore

Polemikat / Veliaj ringjall realizmin socialist në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Bashkia e Tiranës ka zbuluar mes polemikave një murale të stërmadhe në formë biblioteke mbi fasadën e pallatit të njohur të artistëve, ku gjatë viteve të komunizmit kanë banuar Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe kompozitori Fehim Ibrahimi.


Kjo ndërtesë e projektuar nga arkitekti i ndjerë, Maks Velo, ku tashmë bashkia e Tiranës ka ngritur edhe shtëpitë muze të dy shkrimtarëve të mëdhenj, në përvjetorin e lindes së Agollit u pasurua edhe më këtë pikturë murale.


Por vepra e artistit të ri Franko Dine po shigjetohet shumë nga ata që e shohin si një zgjatim të kulturës Kitch që Erion Veliaj po i bën kryeqytetit. E para ka qenë pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi që e ka shigjetuar atë fillimisht me një status në Facebook dhe më pas në emisionin e Adi Krastës. “Ai mural nuk më pëlqen, ka dalë si një kuadër i realizimit socialist. Ibrahimi nuk ka qenë kurrë anëtar i partisë. Ai ka qenë apolitik totalisht. Politika e tij ka qenë arti dhe vetëm arti” ka thënë ajo pasi ka parë prezencën e të atit të saj të pikturuar mbi fasadën e pallatit.

Më therës dhe më ironic, sërish për evokimin e artit soc realist ka qenë edhe shkrimtari shqiptar që jeton në SHBA, Gazmend Kapllani. Me vjen keq qe ne kete biblioteke te ndritur, vepra me e fundit e Anti-Realizmit Socialist, nuk u gjet pak vend edhe per vepren e rendesishme te shokut Enver ”Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” ose qofte per dramen me dy akte te shoqes Nexhmije (te cilen e lexonin me detyrim te gjithe te burgosurit politike dhe te internuarit, perfshi Musine Kokalarin), “Si hanim trahana me Enverin ndersa i arrnoja corapet“… ka komentuar ai.

Bashkia e Tiranës me një injorancë pa limit i është përgjigjur kritikave se ajo ka vendosur për vizatimin e një bibloteke për të përçuar dijen tek brezi i ri. “Biblioteka është shprehja më e mirë e kulturës e artit dhe e dijes. Ne synojmë që këtë frymë ta përcjellim tek brezat e rinj” i ka thënë ABC news drejtori i dekorit Henri Cule,

Ndërsa artisti i murals që po mer aq kritika është munduar ti relativizojë ato. “Jam munduar ta sjell në kohë, të jem me kohën bashkë me artistët e tjerë që bëjnë murale në botë. Është e drejtë e çdo njeriu ta perceptojë si të dojë. Janë të pranueshme kritikat sepse ky lloj arti është në rrugë i gjykueshëm nga të gjithë” ka thënë Franko Dine,

Bashkia e Tiranës pasi po betonon qytetin, pasi po ngushton në mënyrë katastrofale rrugët, tani po kalon edhe në përcaktimin e shijeve artistike të qytetarëve të saj.

©Lapsi.al

 

 

 

13 Comments

  1. Mos lini nam tani qe kritikoni dhe pikturat kjo. Pallatet e shemtuara e gri te kryeqytetit kan nevoje per pak sbukurim. Per mendimin tim kjo pikture eshte 100 here me mire se zhgarravinat qe bente rama dikur

  2. Antiestetike dhe e pavend ne ate kontekst.

    Njollat e ngjyres qe jane ok per banlieu-t e qyteteve industriale franceze nuk eshte e thene te jene te pershtatshme per qendren e nje kryeqyteti si Tirana.

    Po kjo per mendimin dhe shijet e mia, krejt subjektive.

    Nje zgjidhje mund te jete kjo:

    imagjinoni sa bukur do te kishte qene sikur per kete hapesire dhe te tjera ne Tirane te celej nje gare mes artistesh (me pagese nga Bashkia sigurisht), kur fituese te rezultonte ajo veper qe do te merrte me shume pelqime nga audienca online.

    Dekori nderton nje faqe web per ket pune, ben nje call nderkombetare, ku specifikon hapesirat, qellimin, buxhetin dhe termat e pjesemarrjes. Mbledh propozimet brenda kohes limit. I afishon bocetet po aty (online) per publikun e kryeqytetit. E monitoron procesin me noter. Ato vepra qe marrin me shume pelqime i realizon.

    Cules nese i lexon kto rreshta ja sugjeroj miqesisht ket qasje per heret e tjera…

  3. Injorance e pa fund .
    Le reni muralet e pikturat per dike qe di ti beje dhe ju ti beje !
    Ju vidhni ndonje tender si è vetmja gje qe jeni specialiste.
    Vemje 🤮🤮

  4. Sa nerva keni dhe merreni me kete jashteqitjen e Rames, Veliajn!!!

    Nuk meriton vemendje e shpjegime ky paramec me t-shirt!

  5. Po te shkonim me llogjiken e kesaj gazete mbi pikturat murale ne fasadat e godinave si dhe ndjekesit e saj dale nga Muti i Kristaqit Amerika rezulton komuniste.

    1. Ti qenke komunist si shefi yt qe te vjedh perdite e ta ka bere jeten sterr. Por qorri nuk shikon dot, dhe injoranti skupton dot. Hedh nje llaf shpellare dhe iken. Ku e gjete kete “shpellarin” apo e tha shefi dhe e perdor dhe ti? Cilet ajme shpellaret? Te juguy apo veriut se male kane te dy zonat. Dhe te lashte jane njesoj te dyja zonat. Keshtu varju karet truve te tu dhe kari te dalte ne balle dhe bolet te zenshin syte

  6. E bejne muralen me libra ata qe skane as diploma. E kuptoni cfare plehrash jane?
    Njeri piktor, tjetri pa diplome dhe pederast me sa thone.
    Keta kane ringjallur partine e punes dhe po ringjallin komunizmin ne nje forme te kamofluar.
    Vazhdoni besojini po deshet, gjakun po jua pi o njerez

  7. Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”. Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.Shpellkaret duan Lluc e plehra e bukura per keta eshte e panjohur,shemtirat dhe plerat e salihu i kane neper shtepi

  8. Lexoj neper media sociale se kjo pune e Bashkise paska ngjallur zemerate te madhe edhe mes komunitetit te artisteve dhe muzikanteve. Tek ky pallat paska banuar edhe i madhi Feim Ibrahimi, kompozitor i sa e sa veprave te njohura muzikore. Artisti dhe Bashkia (ndermarrja e dekorit) e paskan ditur, por pavaresisht nga kjo e kane vleresuar te padenje te rrije perkrah Kadarese dhe Agollit.

    Personalisht e konsideroj gabim trashanik, Ibrahimi eshte artist i nivelit me te larte ne fushen e tij, meritonte 100% te ishte aty. Duke e injoruar keshtu Bashkia e kryeqytetit e poshteron, dhe bashke me te edhe zhanrin e tij (nga ketu zemerata e artisteve).

  9. veliaj eshte nje legen e hajdut, pleher e cfare tjeter te na shkoje mendje, edhe qe ka vjedhur nga kjo qe ka bere nuk ka pike dyshimi per ate hale
    por
    pse shani edhe pikturen, sh mire shprehet artisti, plus ajo kerkon te paraprije per ato shtepi muze qe jane brenda, per kohen dhe kushdo qe e sheh, edhe i huaj, ARRIN TE HAMENDESOJE SE CFARE MUND TE KETE NE ATE GODINE!!!
    nuk shkon qe per nje pleher si Veliaj te shani edhe idene e punen e artistit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu