• |
ide | kryesore

Raiola akord me PSG: në Spanjë janë të sigurtë, Donnarumma është i parisienëve

-Instant, Sport



E ardhmja e Gianluigi Donnarumma është tashmë prej muajsh në qendër të prioriteteve të drejtuesve të Milan, që po punojnë për një rinovim të vështirë, por për momentin nuk ka asnjë zhvillim premtues, ndërsa zërat për një lamtumirë të mundshme bëhen gjithnjë e më të forta.

E sipas asaj që bëhet e ditur nga Spanja, cështja duket më shumë se serioze dhe me shumë gjasa Milan do ta humbasë portierin e kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës. TodoFichajes ka zbuluar se Mino Raiola ka arritur një akord me francezët e Psg për transferimin e portierit të datëlindjes 1999 qershorin e ardhshëm.

Portali iberik, madje, është i bindur se lajmërimi do të bëhet në janar, por në fakt brenda këtij lajmi është siguria për interesimin e kryeqytetasve për Donnarumman, ashtu si edhe ai i Juventus. Milan duhet të gjejë shpejt një akord për rinovimin e kontratës për të mos humbur një thesar me kosto zero e në këtë pikë, javët e ardhshme, do të jenë vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *