• |
ide | kryesore

Rama: Maskën do të duhet ta mbajmë gjatë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama foli gjatë prezantimit të platformës “Deputeti që duam” për masën e re të vendosur nga qeveria, që është mbajtja e maskës me detyrim në ambientet e jashtme.

Ai pohoi se kjo situatë do të vijojë për një kohë të gjatë. Kreu i qeverisë u ndal dhe tek vendimi për faljen e gjobave të kaluara të cilat u amnistuan, duke shtuar se ka një raport strikt me gjobën, pasi ato duhet të jenë më të larta. Rama theksoi se dhe ai e kishte të vështirë që të mësohej me maskën.

“Kjo jetë është zgjedhje. Kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat s’e bëjmë se përndryshe mund të përfundojmë me keq. Unë personalisht s’i respektoj ligjet dhe rregullat, s’e kam dëshirë që t’i shkel. Edhe në situatën konkrete vlen e njëjta gjë. Kush i respekton rregullat mbron veten e vet dhe familjen. Nuk ka nevoje t’i ngushëllojmë se pse nuk respektuan rregullat, do iu falim gjobat. Nëse dikush zgjedh të jetojë me punën e tij, të zhvillojë jetën e tij, është parim. Dikush, një fqinj, zgjedh të pasurohet në kurriz të të tjerëve, është zgjedhje. Ka dhe raste që kush gabon nuk paguan. Por kjo nuk do të thotë se ai që respekton rregullat të ndihet keq. Kjo është një betejë jashtëzakonisht e komplikuar. Është luftë. Pavarësisht se disave s’ju pëlqen ky term. Është luftë e gjatë, luftë nervash që duhet ta përballojmë të gjithë së bashku. Sjellja e shumicës dërmuese e shqiptarëve ka qenë e mirë, sot mbresëlënëse. Mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë. Ndërkohë që gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë dhe një mesazh tjetër që nuk është çështja e frikës. S’është çështja e ndonjë dëshire apo nevoje që ne të fusim duart në arkën e një familje që të marrim para nga gjobat. Këtu çështja është që të kuptojmë mirë që duhet të gjithë të kontribuojmë. Për hir të së vërtetës në faljen që bëmë kemi vlerësuar dhe një gjë tjetër se ata që nuk kishin paguar ende apo ata që ende i kishin makinat e bllokuara, meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë një periudhë jo e vogël kaloi. Për sa i përket gjobës tani për maskës, nuk është ky qëllimi që t’i vëmë. Me gjobën kam një raport strikt. Asnjëherë si kupton ata që thonë se gjobat janë të larta. Unë them se janë të ulta. Ato duhet të jenë të larta. Gjoba është ndëshkim për një gjë që ti ke në dorë mos ta bësh. Në rastin e gjobave për shkeljen e rregullave në këtë situatë duhet ta shohim gjënë më në mënyrë komplekse. Kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë dhe gjobat e vëna. Pavarësisht se ne më pas zgjodhëm të jemi tolerant me njerëzit. Kështu që nuk shoh arsye se kush ka zbatuar rregullin duhet të ndihet keq se dikush tjetër s’është ndeshkuar deri në fund për moszbatim të rregullit. Ata të cilëve gjobave iu është falur s’do i përsërisin më gabime. Kanë qenë mesazhe që kanë pasur karakteristike jo karakteristike. Sot që e kam mbajtur gjatë gjithë kohës maskën s’jam ndjerë aq mirë sa ditët e tjera se s’jam mësuar, por duhet të mësohemi. Rëndesa psikologjie është e madhe nga të gjitha anët. Ka një problem të vogël se duhet pasur parasysh se s’duhet të niset njeri me idenë se do falim gjobat. Këto do t’i mbajmë pak si gjatë kam përshtypjen, pasi kemi dhe sezonin e dimrit. Gjobat do të vijnë tek fatura e dritave. S’duhet ta vëmë këtë maskën me idenë se do marrim gjobë. I kam kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë fillojë Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qendrore. Teorikisht duhet të jetë e vështirë. Nuk është e mundur që policia të më ndalojë makinën mua e të më shoh nëse e kam mbajtur apo jo maskën. Unë sot e kam mbajtur maskën. Gjermania sot mesa pashë e vuri në mjediset publike. Para disa ditësh s’pashë maskë asgjëkundi jashtë. Ndërkohë që brenda po. Në Austri as brenda as jashtë. Të gjithë po e mbajnë tani. Se pashë nëpër media, qytetarët që thoshin që; “kemi frikë nga gjoba se maska kot është”. Po të ishte kot nuk do e vinte gjithë bota, se mirë diktatura gjakatare në Shqipëri po imponon maskën që t’iu mbyllë gojën shpirtrave të lirë që të mos flasin”, tha Rama.



5 Comments

  1. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.Po lulzimja nga frika e gjobes e kishte vene sot masken,dy muaj shetiti neper biznes in e vogel ku tha qe do indihmoje luli kur te behet kryeminister,asnjehere e di dhe vet prandaj i genjen por ishte pa maske i jepte dhe duart,kur votoje ne pd pa maske

  2. Shume shpejt do te behen edhe Poturet me detyrim.

    Rama kete do ta shpalle ne platformen e tij “POTURET QË DUAM”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *