• |
ide | kryesore

Rama pranon se nuk e ka përgatitur ende programin për zgjedhje: Do e publikojmë kur ta kemi gati

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama tha se programi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2021 nuk është përfunduar akoma.

Kryeministri dha argumentin se programi është në ndërtim dhe kur të jetë gati do bëhet publik.

I pyetur nëse partia që drejton do shkojë në zgjedhjet e përgjithshme me program apo me batuta, Rama tha se do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030.

“Mund të mbash fjalim një orë dhe juve batutat i keni për lajme. Fol për ekonominë, punën, taksat për çfarë të duash po të rrëshqiti goja siç më rrëshqet mua për fat të mirë dhe për të keq t’i japësh ngjyra bisedës ajo del. Programi ynë është një kantier që vazhdon, patjetër që do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030 dhe kur ta kemi gati do ta bëjmë publike”, tha Rama.

Por a kanë lidhje ndryshimet e mundshme në qeveri me ligjin për Presidentin? Rama tha: “S’ka lidhje. Qeveria është në punë. Nëse doni të dini më shumë për punët e qeverisë, bujrum por nëse ekranet kanë më shumë vend për Çimin që i ra me tullë Gimit apo e plagosi, apo për Hasanin që u përplas me motor dhe çau kokën, atëherë nuk mbetet shumë për pjesën tjetër” – u shpreh Rama. ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Hahaha po ti e ke gati o komandat. Thjesht nderroji vitin atij te 2013 apo 2017 ne 2021.

    300,000 vendet e punes…… mos harro

    O te shkerdhefshin qent e kazanave ty mor zhuls.

  2. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *