• |
ide | kryesore

Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri: 257 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



257 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 1398 testime dhe 5 humbje jete.

Sipas MSH, janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
83 raste në Tiranë,
29 në Fier,
27 në Durrës,
20 në Shkodër,
14 në Korçë,
12 në Berat,
11 në Elbasan,
8 në Mirditë,
7 në Lushnje,
6 në Tropojë,
nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,
nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 257

Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65



7 Comments

  1. E ÇUDITSHME , DERISA NUK ISHIN MASKAT OBLIGATIVE NUK KISHTE REKORDE TANI KA VETEM REKORDE ÇDO DITE . PROPAGANT E MIRFILLT , KY ESHTE MJESHTER I PROPAGANDES .

    1. Ke shume te drejte ora 17:02. Pas nja dy javesh, numri i te infektuarve do bjere ne menyre drastike dhe me pas do dale Rama e do thote po te mos isha une do vdisnin edhe shqiptaret e Amerikes e jo vetem te ata te Shqiperise. Mjafton te ndjekesh kronologjine. Te dielen u dha lajmi i maskave te detyrueshme, te henen mbi 160 te infektuar, te marten mbi 180 te infektuar, te merkuren mbi 200 te infektuar, sot kemi 257 te infektuar. Trandi rrites do vazhdoje edhe per ca dite pastaj do ndalohet rritja dhe kurba do jete e sheshte. Pas 10-15 ditesh trendi do jete ne renje dhe me pas do dali “shpetimtari i situates” duke bere te vetmen gje qe di te beje, mburrje me suksese imagjinare dhe e gjirhe kjo, ne funksion te fushates elektorale. Skenar shume i lexushem. Rilindjoteve i ka humbur krejtesisht fantazia. Kur ishin ne opozite, benin sikur e urrenin ate qe e quanin nekropolitike. Sot nekropolitika eshte tipari tyre kryesor dhe mbi ate bazohet cdo veprim i tyre.

  2. Kjo eshte propagande mavishe , menyra sesi e bejene eshte shume e piset dhe qesharake . Ne jemi ne nje gjendje katastofike por ka te pakten nje muaj qe jemi keshtu , per mendimin tim duhet nje mbyllje dy javore por me kusht qe shteti te paguaj çdo familje me 50 .000 leke per fryme .

  3. Shtimi i te infektuareve keto dy dite eshte artificiale per te justifikuar vendimin qesharak,idiotesk te sharlataneve me drogaxhiun ne krye per vendosjen e detyrueshme te maskave.E them qesharak ,idiotesk sepse ;masken duhet ta vesh edhe kur je vete tek -pulle ne ecje dhe kur hyn ne lokal qe eshte plot duhet ta heqesh.Kur je ne ecje me biciklete ,timon nuk duhet ta vesh .O idiota -mire e shkruante nje mjek i njohur ;sa i mbajne -breket -pordhet -aq e mbajne edhe maskat virusin .

  4. Nuk ka sepse të bëjmë analiza të marrëzive të Ramës për trajtimin e pandemisë.
    Mjafton të përmendim faktin se kur testimet u dyfishuan, u dyfishuan edhe të infektuarit.
    Me mbi 1300 testime , dolën 257 të infektuar.
    Sa do të dilnin me 2500 testime ?
    Dëgjojmë se në Slloveni me 2 milionë banorë, sot kanë dalë mbi 770 të infektuar, por sa testime janë bërë për të dalë kjo shifër ?
    Po e njejta gjë edhe në Itali ku kanë dalë mbi 9 mijë infeksione të reja
    Në SHBA kanë dalë sot 13 mijë të infektuar, po në këtë vend janë bërë mbi 360 mijë testime për një milion banorë e jo 34 mijë sa janë bërë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *